Kurti emëron Ardita Sinanin këshilltare politike për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë

Prishtinë, 19 shtator 2022 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar zonjën Ardita Sinani, këshilltare politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se zonja Sinani do të jetë udhëheqëse e Zyrës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc që pritet të themelohet në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

“Ky është hapi i parë drejt themelimit të Zyrës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, zyrë të cilën do ta koordinoj znj.Sinani.

Kjo zyrë do të jetë në funksion të përmirësimit të gjendjes së shqiptarëve në këto komuna, ruajtjen e marrëdhënieve të mira dhe shtimin e bashkëpunimit institucional për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të tyre, si nevojë dhe domosdoshmëri e kohës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit Kurti.

(r.m.)