Kurti: Historia e Kamala Harris është frymëzim për të gjithë

Paris, 13 nëntor 2021 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në margjina të Forumit të Paqes në Paris, është takuar edhe me zëvendëspresidenten e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris.

Pas këtij takimi, Kurti ka shpërndarë në Twitter një fotografi nga takimi, bashkë me bashkëshorten e tij dhe me bashkërshortin e zonjës Harrris.

Ai e ka cilësuar si “frymëzim për të gjithë” historinë e nënpresidentes amerikane.

“Ishte nder e kënaqësi të takohesha me Zëvendës Presidenten e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris dhe bashkëshortin e saj, Douglas Emhoff. Historia e saj mbresëlënëse e thyerjes së barrierave është një frymëzim për të gjithë ne”, shkruan Kurti, krahas fotografisë nga takimi.

Kryeministri Kurti u është drejtuar pjesëmarrësve të Samitit të Paqes në Paris përmes një video-mesazhi.

Ai kathënë se është detyrë e liderëve, shkencëtarëve e aktivistëve që të avokojnë për më shumë barazi e drejtësi për gjithë botën.

“Është detyra jonë si liderë, shkencëtarë e aktivistë, jo të qëndrojmë në margjinat e historisë, por të jemi përparimtarë, ta përqafojmë dhe t’i japim formë asaj duke avokuar për më shumë barazi e drejtësi në gjithë botën”, ka deklaruar Kurti.

(r.m.)

Comment

*