Kurti i njofton ambasadorët e akredituar në Kosovë me qëndrimin për dialogun

Prishtinë, 6 shkurt 2023 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar të hënën një takim me ambasadorët dhe përfaqeësues të misioneve diplomatike të akredituara në Kosovë. Në takim ka qenë i pranishëm edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, I ngarkuar me çështjene e dialogut me Serbinë.

Zyra e Kryeministrit Kurti bëri të ditur se temë qendrore e diskutimit kanë qenë “procesi i dialogut, propozimi evropian dhe rruga përpara”.

Në njoftim thuhet se kryeministri Kurti i ka njoftuar diplomatët me qëndrimet e Qeverisë lidhur me procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e serbisë, përfshirë edhe gjashtë kushtet për zbatimin e marrëvëshjes për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të cilat Kurti i prezantoi në Kuvendin e Kosovës më 2 shkurt.

Ndër të tjera, Kurti ka thënë se Kosova e ka dëshmuar përkushtimin e saj për dialog, përmes qasjes së saj konstruktive dhe propozimeve kreative.

Ai ka shprehur gatishmërinë për takime të radhës të nivelit të lartë politik në Bruksel dhe për intensifikim të procesit të dialogut për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër.

(r.m.)