Kurti: Në bllokimin e rrugëve ka persona me veprimtari kriminale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar profilin e dy personave, ku në një postim në Facebook, ka thënë se janë me prapavijë kriminale, për të cilët po thotë se po marrin pjesë në bllokimin e pikave kufitare në veri të Kosovës.

Në bllokimet e rrugëve magjistrale që shpiejnë në drejtim të vendkalimeve kufitare Jarinje dhe Bërnjak po marrin pjesë individë të dëshmuar me veprimtari kriminale e pikëpamje ekstremiste. Në vijim janë dhënë përshkrimet dhe fotografitë e dy prej tyre.
1. Vladislav Dajković, shtetas malazez, me datë 22 shtator 2021, ka hyrë në Kosovë përmes pikës kufitare në Jarinje ku edhe i është bashkuar protestuesve. Ai ka edhe nënshtetësi të Serbisë dhe është i lindur më 13 janar 1992. Njihet për botëkuptimet proserbe e proruse dhe ka marrë pjesë në të gjitha organizimet kundër orientimit perëndimor në Mal të Zi. Ai ka lidhje të ngushta me agjentin propagandues serb, Boris Malagurski, si dhe me propaganduesin francez prorus, Arnaud Gouillon. Dajković, është edhe anëtar i Lëvizjes Imperialiste Ruse (me flamurin e së cilës shihet në foto), që është shpallur organizatë terroriste nga ShBA-të.
2. Igor Braunović, drejtor i përgjithshëm i “Srbijašume”, lavdërohet publikisht nga zëvendësi i tij Bratislav Dikić për pjesëmarrje në bllokadën në Jarinje. Dikić është general në pension e dikur ishte kreu i xhandarmerisë serbe që ka qenë i arrestuar si i përfshirë në tentimin për grusht shtet në Mal të Zi në vitin 2016. Dikić është i afërt me kryetarin e Kuvendit të Serbisë, Ivica Dačić. Për më tepër, Dikić ka qenë i involvuar në thyerjen e kutive të votimit në komunën veriore të Mitrovicës në zgjedhjet lokale 2013, si dhe në heqjen e përmendores së UÇPMB-së në Preshevë po ashtu në vitin 2013. Së fundmi, pushteti e ka shpërblyer atë me pozitën e ndihmës drejtorit të ndërmarrjes publike “Srbijašume”. Pra, ai ka dalë hapur në rrjetet sociale në përkrahje të barrikadave dhe si përfaqësues në këto barrikada e ka dërguar me datë 22 shtator 2021 pikërisht Igor Braunović, drejtorin e përgjithshëm të NP “Srbijašume”. Ai nuk ka ardhur vet personalisht në barrikada meqë është figurë e komprometuar si element rus gjatë tentimit për grusht shtet në Mal të Zi.
Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë, ambiente të jashtme dhe tekstiMund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe teksti që thotë "23:27 VLADISLAV DAJKOVIC Posts Follow vladislav_dajkovic vladislav_ Novi Sad, Serbia 3 639 likes vladislav dajkovic Arno Gujon- Francuz koji je najveći prijatelj srpskog naroda u ovom vijeku... more View all 43 comments 16 May See Translation vladislav_dajkovic _dajkovic"
Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz në këmbë dhe teksti që thotë "23:30 VLADISLAV DAJKOVIC Posts Follow vladislav_dajkovic Hram Svetog Save Beograd 9 003 likes vladislav_ vladislav_dajkovic dajkovic ApawKo cTaHиByKoBиH, 6opиc maлarypcKи ja cmo 3anaлили cBиjehe 3a Aywy Hawer naTpиjapxa... more View all 165 comments 20 November 2020 See Translation vladislav_dajkovic"Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshmeMund të jetë një imazh i 3 persona dhe njerëz në këmbëMund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë, ambiente të jashtme dhe teksti që thotë "၁"Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe ambiente të brendshmeMund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe teksti që thotë "19:52 Search 35% CIVC Doiimtnt Bratislav Dikic 1d.® 1d・ Gen.direktor Srbijašume, gospodin Igor Braunović je po saznanju šenlučenju demonstriranju "sile" šiptarskih policijskih terorista-ROSU prema braći srbima na KiM istog trenutka otišao u Jarinju da svojim prisustvom da podršku okupljenom našem narodu. On je svima pokazao kako trebamo da budemo složni kada smo napadnuti opet je dokazao koliki je Srbin! See Translation +5"Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme<img class=”ji94ytn4 r9f5tntg d2edcug0 r0294ipz” src=”https://scontent.ftia9-1.fna.fbcdn.net/v/t1.6435-9/242821919_1218937225272826_2058490503536484193_n.jpg?_nc_cat=1&ccb=1-5&_nc_sid=8bfeb9&_nc_ohc=Vw_JBDIyOPkAX_sOMwH&_nc_ht=scontent.ftia9-1.fna&oh=bfee516496ac22a2ed447c5df438751a&oe=6176C9E6″ alt=”Mund të jetë një imazh i ‎1 person dhe ‎teksti që thotë “‎<