Kurti në Sllavonski Brod: Dhembje e pikëllim për gjithë popullin tonë

Sllavonski Brod (Kroaci), 25 korrik 2021 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Slavonski Brod të Kroacisë, ku është pritur nga kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq.

Kurti e Plenkoviq e kanë vizituar së bashku spitalin e Slavonski Brodit, ku janë shtruar të lënduarit në aksidentin e autobusit të linjës Frankfurt – Prishtinë, sot në mëngjes.

This image has an empty alt attribute; its file name is Andrej-Plenkoviq_Albin-Kurti_ne-spitalin-e-Sllavonski-Brodit.jpg

Kurti u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të 10 personave që e kanë humnbur jetën në këtë aksident. Ai e ka quajtur ditën e sotme shumë të rëndë për popullin e Kosovës.

“Së pari, dua që t’u shpreh ngushëllimet tona të gjitha familjeve dhe miqve të atyre 10 udhëtarëve që vdiqën sot në këtë aksident të tmerrshëm. Po ashtu, ju uroj shërim të shpejtë dhe të plotë të gjithë atyre që janë të lënduar rëndë dhe lehtë. Kjo është një ditë shumë e rëndë, me dhembje e pikëllim për mbarë popullin tone”, ka thënë Kurti, pas vizitës së të lënduarve në spitalin e Sllavonski Brodit.

Ai e ka falënderuar kryeministrin kroat për reagimin e shpejtë dhe ofrimin e ndihmës mjekësore për të lënduarit dhe për strehimin dhe ndihmën e nevojshme për udhëtarët që kanë shpëtuar pa lëndime.

“Me këtë rast, dua të falënderoj kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm, ndihmë e shpejtë, reagimin urgjent dhe trajtimin e pacientëve këtu në spital, por edhe të udhëtarëve të tjerë, të cilët janë në duart e sigurta të mjekëve dhe të psikologëve”, ka thënë Kurti.

Kryeministri i Kosovës ka njoftuar për gjendjen e të lënduarve dhe e kavlerësuar punën e stafit të spitalit.

“Këtu i vizitova të gjithë pacientët nëpër dhomat e spitalit, përfshirë edhe ata dy që janë në kujdesin intensive. U kam dëshiruar më të mirën, të pushojnë e të flenë. U kam thënë se janë në duart e sigurta të mjekëve dhe të psikologëve kroatë. E falenderoj menaxhmentin e spitalit dhe profesionistët shëndetësorë për kujdesin e treguar dhe për shërbimin e shkëlqyer”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se qeveria e tij do t’u qëndrojë pranë udhëtarëve të lënduar dhe familjeve të atyre që ekanë humbur jetën.

“Këtu jam bashkë me tre ministrtat e qeverisë sonë, për të qenë pranë këtyre udhëtarëve, të cilët patën fat në këtë fatkeqësi. Qindra mijëra qytetarë të vendit tonë kthehen gjatë verës për pushime në vendlindje dhe shteti ynë, ekonomia dhe mirëqënia jonë, varet prej tyre. Kjo fatkeqësi është tepër e rëndë për ne. Duke iu falendëruar solidaritetit këtu, bashkë do t’ia dalim më lehtë. Edhe një here, ngushëllime familjarëve dhe faleminderit kryeministrit Plenkoviq”, ka thënë ai.

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq ka bërë të ditur se të gjithë të lënduarit që janë shtruar spital janë jashtë rrezikut për jetën.

“Ngushëllime familjeve e miqve që i kanë humbur të afërmit në këtë tragjedi të madhe. I vizituam të gjithë pacientët, shumica jnë jashtë rrezikut për jetë, janë në gjendje stabile”, kathënë kryeministri kroat.

Ai ka thënë se i kaardhur mirë që kryeminisri Kurti ka shkuar aq shpejt në Kroaci dhe i falënderoi pilotët kroatë që gjenden në kuadër të KFOR-it që mundësuan udhëtimin e Kurtit me helikopter.

“Më vjen shumë mirë që kryeministri Kurti erdhi kaq shpejt. I falënderoj edhe pilotët e ushtrisë kroate në kuadër të KFOR-it që ndihmuan ta sjellin këtu kryeministrin Kurti. E falënderoj edhe stafin e spitalit, policinë dhe të gjithë ata që iu gjenden afër personave që e përjetuan këtë aksident”, ka thënë Plenkoviq.

Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë së Kroacisë, Vili Berosh, ka thënë se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa disa prej atyre që kanë marrë lëndime të lehta do të lirohen nga spitali i Brodit të hënën.

“Në aspiktin klinik nuk ka ndonjë përkeqësim të dukshëm të të shtruarve në spital. Disa ndërhyrje kirurgjike janë kryer tashmë, dhe disa prej të tjera që nukkanë indikacione se janë urgjente do të kryhen nesër. Shumë pacientë kanë pësuar lëndime të lehta dhe mund të lëshohen në shtëpi nesër”, ka thënë Berosh.

(r.m.)

Comment

*