Kurti për çështjen e targave: Dëshmuam vendosmëri për zbatimin e vendimeve dhe për ruajtjen e paqes e sigurisë

Prishtinë, 29 tetor 2022 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar sot rreth vendimit të djeshëm të Qeverisë së Kosovës për zëvendësimin e  targave të automjeteve të lëshuara nga Serbia  metarga legale të Kosovës.

Në një status në Tëitter, Kurti ka thënë se me këtë vendim Qeveria e Kosovës ka dëshmuar vendosmërinë për zbatimin e vendimeve dhe për ruajtjen e paqes dhe të sigurisë në Kosovë, që, sipas tij, “ishte shqetësim i miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë”.

Kurti ka thënë se ky vendim i qeverisë që e udhëheq ai garanton sundimin e ligjit, në njërën anë, dhe paqen e sigurinë, në anën tjetër.

“Zbatimi i vendimi garanton sundimin e ligjit nga njëra anë dhe paqen dhe sigurinë nga ana tjetër”, ka theksuar Kurti.

Edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se Qeveria e Kosovës ka dëshmuar vendosmërinë “për zbatimin e vendimeve” edhe përkushtimin “për ruajtjen e paqes dhe të sigurisë” në Kosovë.

Qeveria e Kosovës të premten e ka miratuar vendimin për zëvendësimin e targave ilegale që lëshohen nga Serbia me targa legale të Kosovës. Sipas vendimit të qeverisë, procesi i zëvendësimit të targave do të përfundojë më 21 prill të vitit të ardhshëm. 

 

Departamenti amerikan i Shtetit dhe vetë sekretari i Shtetit, Antny Blinken, kanë shprehu zhgënjimin që qeveri e Kosovës nuk e përfilli sugjerimin për shtyrjen e afatit për zbatimin e vendimit për targat.

(r.m.)