Kurti për kërcënimin: Nuk ndihem i rrezikuar, s’e kam ndryshuar agjendën

Prishtinë, 28 tetor 2021 – Kryeministri i Kosovës Albini Kurti, ka folur për kërcënimin që ka marrë nëpërmjet rrjeteve sociale.

Zi ka thënë se nuk ndihet i kërcënuar dhe se nuk e ka ndryshuar agjendën që e kishte të planifikuar.

“Unë nuk ndjehem i rrezikuar, por janë organet e sigurisë që i vlerësojnë rrethanat e caktuara, përndryshe unë as dje e as sot nuk e kam ndryshuar agjendën time”, është shprejhur Kurti, në konferencë për media.

Por. Kurti nuk ka dhënë detaje se nga kush dhe për çka është kërcënuar.

Në një postim në Facebook, një person me llogari false, ka shkruar se ai do të paguante për vrasjen e Kurtit.

Kryeministri i Kosovës është pyetur edhe lidhur me paralajmërimet e Listës Serbe për braktisjen e qeverisë dhe të institucionet tjera qendrore të Kosovës.

“Mund të ketë pretekste të imagjinuara, por nuk ka arsye që përfaqësuesit serbë t’i braktisin institucionet”, ka thënë Kurti.

(r.m.)