Kurti: Reciprociteti me Serbinë për targat buron nga Marrëveshja e Brukselit

Prishtinë, 20 shtator 2021 – Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti, tha se vendimi për zbatimin e reciprocitetit me Serbinë për targat e automjeteve bazohet në Marrëveshjen për Lëvizje të Lirë mes Kosovës e Serbisë, të arritur në Bruksel.

Kurti, në seancën e parë të sesionit vjeshtortë Kuvendit të Kosovës, të hënën, tha se më 15 shtator ka skaduar afati i marrëveshjes. Ai ka theksuar se në Kosovë do të jenë valide vetëm target me akronimin “RKS” (Republika e Kosovës).

“15 shtatori I vitit 2021 ishte afati i fundit kur përfundimisht do të duhej të mbyllej marrëveshja e arritur në Bruksel dhe të ndalohej qarkullimi i veturave me çfarëdo tabelash tjera përveç atyre ‘RKS’. Republika e Kosovës nga data 15 shtator 2021 e ka ndërprerë dhënien e tabelave ‘KS’, sepse nga kjo datë këto tabela nuk janë më valide”, shpjegoi ai.

Kurti tha se Ministria ePunëve të Brendshme ka nisur sot zbatimin e vendimit,dukekonfiskuar të gjitha targat jovalide tëautomjeteve që qarkullojnë nëpër Kosovë.

“Pesë ditë pas skadimit të afatit të paraparë sipas marrëveshjes për lëvizjen e lirë, Ministria e Punëve të Brendshme, sot, ndërmori veprimet e nevojshme për konfisikimin e të gjitha tabelave ilegale brenda Republikës së Kosovës, sikurse edhe në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Pavarësisht se çfarë nacionaliteti kanë poseduesit e makinave me tabela jovalide, ato po konfiskohen”, tha ai.

Kurti shpjegoi  gjithashtu se automjetet e Serbisë mund të hyjnë në trerritorin e Kosovës pasi të pajisen me Tabela të Përkohshme (TP).

“Në të gjitha pikat e kalimit kufitar, automjetet që mbajnë tabela të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës do të pajisen me tabela të përkohshme. Një marrëveshje teknike mes Kosovës dhe Serbisë u pat arritur ne vitin 2011 që u finalizua në Bruksel më 2016. Nga ajo kohë, Kosova ka zbatuar të gjitha detyrimet, përfshirë edhe procesin për lehtësimin e regjistrimit të automjeteve. Është kompletuar edhe infrastruktura administrative për lëshimin e dokumenteve të nevojshme për regjistrimin e automjeteve”, tha Kurti.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të komunitetit serb që të vazhdojnë jetën e tyre normalisht, pa frikë për cenimin e lirisë së lëvizjes për ta apo për këdo qoftë.

“Veprimet e ndërmarra sot nga organet kompetente për zabtimin e kësaj marrëveshjeje për lëvizje të lirë nuk janë të drejtuara kundër qytetarëve serbë. Ato në asnjë mënyrë nuk kanë qëllim t’i cënojnë lëvizjen qytetarëve serbë apo të provokojnë çfarëdo destabilizimi. Sikurse dje, sot, por edhe nesër qytetarët serbë do të lëvizin lirshëm të sigurt dhe të mbrojtur nga ligji. Pres nga të gjithë qytetarët që sot nuk po ndodh asgjë e jashtëligjshmë, sot po fillon zbatimi i një marrëveshje për të cilën është pajtuar edhe Serbia me ndihmën e BE-së. Liria e lëvizjes është e drejtë njerëzore e civile por edhe vlerë Europiane. I lus qytetarët serbë të vazhdojnë ritmin e jetes pa shteqësime dhe brenga…Barazia, për neve, është vlerë që e zbatojmë në praktikë”, theksoi Kurti.

(r.m.)

Comment

*