Kurti: S’ka referendum të Serbisë në Kosovë. Serbët me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë me postë

Prishtinë, 13 janar 2022 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar të mërkurën në mbrëmje se me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, ka zhvilluar një bisedë telefonike.

Sipas  njoftimit, temë qendrore e bisedës ka qenë pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në referendumin e Serbisë për ndryshime kushtetuese që do të mbahen të dielën.

Kurti, në një postim në Twitter, ka treguar se e ka përjashtuar mundësinë e mbajtjes së referendumit në Kosovë. Ai ka thënë se serbët në Kosovë që kanë shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në referendumin e Serbisë nëpërmjet postës apo në Zyrën Ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë.

“Në një telefonatë me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, ia përcolla qëndrimin tonë: Serbët në Kosovë të cilët kanë shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në refereundimin e Serbisë nëpërmjet postës apo në Zyrën ndërlidhëse në Prishtinë. Një referendum në territorin sovran të një shteti tjetër nuk është praktikë e pranuar në asnjë vend demokratik”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të mos  e pengojë mhajtjen e referendumit të Serbisë në venbdbanimet me shumicës erbe në Kosovë.

(r.m.)

Comment

*