Kurti: Strategjia e Energjisë 2022-2030 mundëson furnizim të sigurtë me energji

Prishtinë, 18 nëntor 2021 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, prezantoi të enjten Strategjinë e Energjisë 2022-2030.

Gjatë prezantimit, ai tha se kjo strategji pritet të sigurojë furnizim të sigurtë meenergji për amvisëritë dhe për bizneset. Ai theksoi se strategjia do të ofrojë zhvillim dhe punësim të qëndrueshëm në Kosovë.

“Gjatë 20-vjetëve të fundit sektori i energjisë në vend nuk ka pasur asnjë vendim në të mirë të qytetarëve bazuar në analiza, studime dhe të dhëna faktike. Në duhet të ofrojmë siguri të furnizimit si për amviseritë dhe për bizneset, në mënyrë që të kemi një zhvillim ekonomik e punësim në vend”, tha Kurti.

“Strategjia e Energjisë 2022-2030 është e para në Kosovë. Është duke u hartuar përmes proceseve demokratike e transparente e për këtë kemi marrë përsipër detyrën për identifikimin e planeve të veprimit në mënyrë që plani ynë të niset drejt dhe të diversifikojë miksimin e energjisë”, tha ai.

Sipas Kutit, strategjia e energjisë do të promovojë edhe bashkëpunimin rajonal dhe do të shpie drejt dekarbonizimit.

“Do të ruajë sigurinë e furnizimit dhe do të promovojë bashkëpunimin rajonal, së pari me Shqipërinë e pastaj për vendet tjera. Kjo strategji do të ketë objektiva mjaft ambicioze, drejt energjisë së pastër dhe drejt dekarbonizimit dhe do të përfshijë praktikat më të mira nga Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian”, u shpreh ai.

Kryeministri Kurti tha se skemat mbështetëse që parashihen në këtë strategji do të shpien drejt uljes së çmimeve për zhvillimin e energjisë së pastër në Kosovë.

“Skemat mbështetëse konkurruese janë vetëm një shembull i mjeteve që do të na ndihmojnë të ulim çmimet për zhvillimin e energjisë së pastër. Kjo do të sigurojë që energjia elektrike të jetë e qasshme dhe e përballueshme për qytetarët tanë. Do të krijojmë mekanizma mbështetës për familjet me të ardhura të ulëta apo të mesme, të cilat do të përfshijnë programe invvestive, sikurse janë ato për panele solare”, theksoi Kurti. 

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se kjoministri është angazhuar për zhvillimin e një strategjie që siguron tranzicion energjetik dhe drejtësi sociale në Kosovë. Ajo theksoi se mekëtë strategji synohet dekarbonizimi i energjisë  derinë vitin 2050.

“Ne si ministri jemi të angazhuar të zhvillojmë një strategji që siguron një tranzicion energjetik për vendin tonë, i cili siguron drejtësi sociale për të gjithë qytetarët. Vizioni që na ka udhëhequr gjatë hartimit të kësaj strategjie është rrugëtimi drejt dekarbonizimit deri në vitin 2050, por ndërkohë të ruajmë sigurinë energjetike për konsumatorët, të rrisim burimet e energjisë së pastër dhe sigurojmë integrim të energjisë të pastër me ekonomi të qëndrueshme”, theksoi ministrja Rizvanolli.

“Sektori ynë energjetik në Kosovë ka nevojë për reforma që ndihmojnë zhvillim të bizneseve tona, tërheqje të investimeve të huaja dhe, përfundimisht, rritjen ekonomike të vendit dhe punësimin e të rinjve tanë”, theksoi ajo.

Ministrja Rizvanolli theksoi se rëndësi të veçantë ka përfshirja e të gjitha palëve në realizimin e Strategjisë së Energjisë 2022 – 2030.

(r.m.)

Comment

*