Kuvendi i ftuar nga Basha shkarkoi Berishën dhe mbështetësit e tij

Tiranë, 18 dhjetor 2021 – NëTiranë përfundoi punimet shtatë-orëshe Kuvendi i Partisë Demokratike, i thirrur  nga Lulzim Basha.

Basha mblodhi Kuvendin për të riorganizuar partinë dhe për ta konfirmuar pozicionin e tij pas kundërshtive që u shfaqën brenda partisë për shkak të përjashtimit të ish-kryetarit Sali Berisha nga grupi parlamentar, sepse  u shpall “non grata” nga SHBA.

Ky Kuvend u mbajt një javë pas Kuvendit të organizuar nga Berisha dhe mbështetësit e tij dhe të njëjtën kohë që nëpër degët e partisë u votua për propozimin për shkarkimin e Bashës nga pozita e kryetarit.

Kuvendi i ftuar nga Basha e miratoi vendimin e Këshillit Kombëtar për të lënë jashtë strukturave të partisë personat e shpallur “non grata” dhe i shpalli “nul” vendimet e marra nga Kuvendi i ftuar nga Berisha, më 11 dhjetor.

Basha, në fjalimin e tij në Kuvend, tha se konflikti me Berishën u ka kushtuar shumë shtrenjtë demokratëve.

“Sot, konflikti që Sali Berisha ka patur dhe po thellon dita-ditës më shumë është i shpërfaqur në sytë e të gjithëve dhe nuk ka asnjë dilemë. Nuk ka më asnjë dyshim se e gjitha kjo na ka kushtuar shumë. I ka kushtuar shumë Partisë Demokratike dhe çdo anëtari dhe votuesi të saj”, tha ai.

Në një deklaratë për mediat, pas përfundimit të Kuvendit,Basha tha se nuk e njeh referendumin e organizuar nga Berisha për shkarkimin e tij.

“Sot ka pasur vetëm një aktivitet, ai ka qenë Kuvendi. Nuk ka referendum. Ka një PD dhe një Kuvend. Unë di që ka disa anëtarë të PD-së që ju bëj thirrje që të bashkohen”, deklaroi Basha.

(r.m.)

One Response to “Kuvendi i ftuar nga Basha shkarkoi Berishën dhe mbështetësit e tij”

Read below or add a comment...

  1. Mala says:

    Cili cilin e ka shkarkuar?!Apo eshte domosdo shkarkimi i te dyjve, Berishes dhe Bashes, per te marr rruge te mbare PD-ja!!