Kuvendi i Kosovës nuk e miraton rezolutën e AAK-së për projektin e gazsjellësit

Prishtinë, 18 nëntor 2021 – Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë miratuar një rezolutë të propozuar nga grupi parlamentar i AAK-së, ecila u hodh në votim pas debatit afër 6 orësh për projektin e gazsjellësit në Kosovë.

Për rezolutën votuan vetëm 21 deputetë, ndërsa kundër rezolutës votuan 46 deputetë, ndonëse kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kërkoi paraprakisht një konsultë me grupet tjera parlamentare për të arritur një konsensus.

Në rezolutën e propozuar i kërkohet Qeverisë së Kosovës që “të bashkëpunojë me MCC si Agjenci Federale e SHBA-të që të zgjidhen sa më parë dilemat e panevojshme të cilat i keni vendos me veprimet e fundit”.

Po ashtu, kërkohet “të merren veprime konkrete për të mundësuar që buxheti prej 200 milion i destinuar nga Administrata Biden të shfrytëzohet sipas marrëveshjeve të deritashme me MCC dhe studimeve që janë bërë nga ata deri me tani”.

Në pikën e fundit të propozim-rezolutës , Qeverisë Kurti i kërkohet që t’i kërkojë falje Administrates Biden, Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe qytetarëve të Kosovës për,  siç thuhet, “dëmtimet eventuale të raporteve me SHBA-të” dhe të ndërmarrë  veprime konkrete “për rivendosjen e raporteve të sinqerta” me SHBA-të.

Teksti i propozim-rezolutës, pa ndërhyrje:

REZOLUTË

  1. Obligohet Qeveria e Kosovës të përcaktohet për alternativat strategjike të furnizimit me energji dhe në afat sa më të shkurtër ta revidoj Strategjinë e Energjisë të Republikës së Kosovës 2017-2026.
  2. Ta informojë Kuvendin e Republikës së Kosovës për alternativat e furnizimit me energji me informata të detalizuara ekonomike dhe strategjike.
  3. Të bashkëpunojë me MCC si Agjenci Federale e SHBA-të që të zgjidhen sa më parë dilemat e panevojshme të cilat i keni vendos me veprimet e fundit.
  4. Të merren veprime konkrete për të mundësuar që buxheti prej 200 milion i destinuar nga Administrata Biden të shfrytëzohet sipas marrëveshjeve të deritashme me MCC dhe studimeve që janë bërë nga ata deri me tani
  5. T’i kërkoni falje Administrates Biden, Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe qytetarëve të Kosovës për dëmtimet eventuale të raporteve me SHBA-të dhe të merrni veprime konkrete për rivendosjen e raporteve të sinqerta.

(r.m.)

Comment

*