Kuvendi i Shqipërisë e miratoi nismën për shkarkimin e Presidentit Meta

Tiranë, 7 maj 2021 – Kuvendi i Shqipërisë votoi sot në favor të ngritjes së një komisioni hetimor, i cili do të vlerësojë qëndrueshmërinë e kërkesës së deputetëve socialistë për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Nisma e socialistëve e mori mbështetjen e 97 deputetëve, ndërsa 6 deputetë ishin kundër.

Para votimit, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, shpjegoi arsyeshmërinë e kërkesës për shkarkimin e Presidentit. Sipas tij, Presidenti “e ka shkelur rëndë Kushtetutën”, me përfshirjen e tij në fushatën zgjedhore në favour të oozitës dhe se deklaratat e tij “kanë nxitur urrejtje dhe dhunë”.

“Ilir Meta në detyrën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë e ka humbur rolin e përfaqësuesit të unitetit kombëtar dhe moderatorin e konfliktit politik. Përkundrazi, me mesazhet e tij drejtuar publikut në periudhën para dhe gjatë fushatës zgjedhore ka treguar se linja e tij politike është e qartë, kundër mazhorancës në pushtet dhe popullit që atë e mbështet”, tha Balla.

Komisioni hetimor për shkarkimin e Kreut të Shtetit duket se do të jetë komisioni më jetëshkurtër i Kuvendit të Shqipërisë. Ai ka vetëm tri javë afat për të hartuar një raport, i cili duhet të hidhet në votim në kuvend.

Vendimi për shkkarkimin e Presidentit duhet t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese e cila pritet ta thotë fjalën e fundit.

(r.m.)

Comment

*