KUVENDIM SHQIPTAR NË “HAPPY ISLAND CENTER”

Ne fjalet e popullit tone, midis te tjerave flitej Pleqeri mos paste, me kuptimin qe mbas nje jete te gjate e te gezuar,te mos ndihemi te plakur.
Dhe ja si cilesohet kjo faze e e jetes ne nje vjershe te perkthyer nga Fan Noli I pavdekshem,  kjo faze e jetes:
         Anakreon qenke plakur, gjithe grate po me therasin,
         Dhe pardje me dhane mbe udhe nje cop xham qe te me ngasin,
         Na me thane kete pasqyre dhe veshtrohu nje therime…..
         Porse une nuk e çaj koken  ne me thone babush u plake,……
         Nje gje vetem po mendohem e nje gje dua te them,
         Se gezimet edhe qefet edhe sot dua ti kem!

Ketu ne Ameriken e Bekuar, per te moshuarit ne pergjithesi; jane ngritur qendra shume kuptimplote me ate fjalen shqipe te mesiperme. Ne nje nga keto qendra-Happy Island Senior Center,  ne Staten Island te New Yorkut, jemi mbledh e gezohemi edhe mjafte shqiptare te moshuar, nga çdo krahine e Shqiperise se Vertete.Perdite na mirepret me buzeqeshje e dashamiresi nje vajze e bukur shkodrane z. Sindi qe se bashku me Ilsin-Shkodrani me zerin e embel na kendon ne cdo rast gezimi.; si arabja Raghda si edhe gjithe punonjeset e punonjesite tjere
Krahas automjeteve te qendres qe vijne perdite e na marrin  dhe bile edhe na kthejne perseri  ne shtepite tona te banimit; ne kete qender kemi gjetur nje Shqiperi te Vertete qe nga Kosova, Dibra Çameria e Kraja e tj. te gezueshme, mikepritese kemi njohur e gezohemi njeri tjetrin nga çdo krahine  Shqiptare( faktikisht bashke me ne ka edhe te moshuar nga vende te ndryshme si ng Rusia, Ukraina, nga vendet arabe e latino amerikane
Dhomat e Sallonet te mbushura me literature( editori I gazetes Illyria z.Ruben na kenaq falas çdo jave megazeten qe boton), ku krahas mesimit te gjuhes angleze , ushtrohen edhe vizatime, qendisje  dhe lodra te ndryshme si shah, domino, biliardo, bile simbas deshires edhe gjimnastike dhe not’ me nje fjale kenaqesia dhe gezimi nuk mungon asnjehere Veç ushqimeve qe serviren ne dreken e shijshme jepen edhe ushqime po falas; pa harruar asnjehere vizitat mjekesore dhe ilacet dhe kurat  rekomanduara nga mjekt specialista..
Te gjitha keto bashke me vizitat ne muzera dhe vende historike na e bejne shume te lehte e te gezuar jeten e perditshmee.
Eshte kjo America e Bekuar qe jo vetem nuk lavderohej nga rregjimi komunist, perkundrazi, na u be nje oxhak shqiptar mikeprites i vertete.
Me pikturat dhe qendisjet e  bukuura shqiptare te hartuara me pasion nga shqiptaret e “plakur” jane  zbukuruar sallat me flamurin Kuq e Zi kendojme e vallezojme kenge e valle qe nga Kosova, Çameria, Dibra , Kraja, Shkodra e Korca .Mire ne te moshuarit, po rinia shqiptare me pasion, kujdes e kembengulje I ruan dhe I shpalos para botes amerikane traditat me kostumet, kenget e vallet Shkodres, Tiranes, Korces e Çamerise ne paradat vjetore qe organizohen pervite ne bulevardet e New Yorkut.Nje nder organizatoret kryesore te ketyre Paradave vjetore madheshtore Shqiptare eshte edhe Fondacioni Albanian Roots-“Rrenjet Shqiptare” themeluar dhe drejtuar me shqiptarizem te paster nga te gjitha krahinat etnike Shqiptare nga  djali I ri shkodran z. Marko Kepi me bashkeshorten nga  Kosova”
Marko, I rritur me dinjitetin e  frymezimin shqiptar , studjon kulturen dhe demokracine amerikane duke sherbyer edhe ne marinen amerikane; kohet e fundit me shume te drejte ka shpallur deshiren edhe per tu zgjedhur ne  Asamblene e New Yorkut
Ky eveniment I  dukurise krenare shqiptare mund te paraqitet vetem ketu ne Ameriken e Bekuar dhe jo ne vendete tjera qofshin edhe te quajtura “mike strategjike”.
Prandaj edhe te moshuarit jane mbeshtetesa dhe rekomanduesa per te gjithe shqiptaret e ketushem per ta mbeshtetur dhe votuar me dashuri,  e krenari z. Marko Kepi.


Sali Bollati-Çam Shqiptaro Amerikan

            NY janar 2020