Lajçak bisedon me përfaqësues të KFOR-it dhe EULEX-it për sigurinë në Kosovë

Prishtinë, 26 nëntor 2021 – Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcak, është takuar të premten në Prishtinë me përfaqësues të KFOR-it  dhe të EULEX-it.

Lajçak, në një postim në Twitter, ka bërë të ditur se në këtë takim është biseduar për situatën e sigurisë dhe për zhvillimet e fundit në Kosovë.

“Pata disktuim shumë të mirë me EULEX-in dhe KFOR-in për situatën e sigurisë dhe zhvillimet e fundit në Kosovë”, ka shkruar Lajcak.

Lajçak arriti nëKosovë të enjten. Ai pati takime të veçanta me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me Kryeministrin Albin Kurti.

Në mbrëmje kapasur një darkë të përbashkët me zëvendës-kryeministrin Besnik Bislimi, i cili është i ngarguar për negociata me Serbinë.

Lajçak ka thënë se Bashkimi Evropian pret progres në bisedimet për normalizimin  emarrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, ndërsa Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë thënë se procesi i  dialogut duhet të përmbyllet menjohjen e ndërsjellë të dy shteteve.

(r.m.)

Comment

*