Lajçak: Pranimi i Ballkanit Perëndimor në BE është çështje më urgjente se kurrë më parë

Bruksel, 10 prill 2022 – Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se pranimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian tani është çështje më urgjente se kurrë më parë.

Në një postim në Twitter, ai ka bërë të dikur se këtë qëndrim e ka shprehur në Forumin Ekonomik Delphi në Greqi.

“Këtë javë, udhëtova në Greqi për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Delphi. Për shumë tema të diskutuara në Delphi, ne vetëm mund të merrnim me mend se çfarë do të sjellë e ardhmja. Megjithatë, për Ballkanin Perëndimor, rruga është e qartë dhe ajo shpie drejt BE-së. Tani është më urgjente se kurrë për ta bërë realitetkëtë. Kjo është ajo që theksova në dy panele dhe gjatë të gjitha takimeve dhe diskutimeve të mia me liderë politikë nga rajoni dhe më gjerë, partnerë dhe miq”, ka shkruar diplomati sllovak.

(r.m.)