Lajçak: “Tani është koha për progres” në dialogun Kosovë – Serbi

Athinë, 8 prill 2022 – “Koha për progres është tani”.

Kështu ka theksuar Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit që ka zhvilluar me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Forumin Ekonomik të Delfit.

Lajçak, në postimin e tij në Tëitter, ka bërë të ditur seme z.kurti kanë diskutuar “për çështjet aktuale dhe për hapat e ardhshëm në lidhje me Dialogun’.

“Me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti Patëm një diskutim të rëndësishëm në margjinat e Forumit të Delfit. Diskutuam për çështjet aktuale dhe për hapat e ardhshëm në lidhje me Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Koha për progres është tani”, ka shkruar Lajçak.

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka njoftuar se z. Kurti ka  shprehur përkushtimin e Kosovës për dialog parimor dhe për një marrëveshje të bazuar në  njohjen reciproke.

“Kurti ritheksoi se nga ky dialog duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, nëpërmjet një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe të zbatueshme, që në qendër e ka njohjen reciproke”, thuhet në  njoftimin e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës.

(r.m.)

Comment

*