Lamtumirë zhurmë!

Zhurma përveçse se është shqetësuese, mund të jetë edhe me kosto. Prandaj inxhinierët janë duke kërkuar mëyra për të eliminiuar zhurmën në burimin e saj.
Motorrët mund të jenë aq të zhurmshëm sa të bëjnë të dridhet një autobus i tërë. Madje edhe makiant e vogla janë të zhurmshme. Për disa zgjidhja e vetme është të ngrenë volumin e radios për të mos dëgjuar këtë zhurmë. Por ka zgjidhje më të mira. Duke prodhuar tinguj të njëjtë por me tjetër frekuencë, zhurma mund të zhduket lehtëisht.
Teknologjia që e bën të mundur një gjë të tillë quhet Adaptronik. Heiko Atzrodt, një inxhinier i Institutit Fraunhofer për Rezistencën e Strukturave dhe Besueshëmrine e Sistemeve, jep një shembull se si një pajisje e tillë mund të instalohet në një makinë. Tre pjesë janë të nevojshme për të prodhuar valë zëri të përmbysura, të cilat eleminonjë zhurmat: një sensor nevojitet për të kapur zhurmën, një mjet teknik për ta vlerësuar dhe një oshilator për të prodhuar zërin më valë të përmbysura.
Pra ato janë të përshtashme për zvogëluar zhurmën me frekuenca të larta. Nëse inxhinierët kërkojnë të balancojnë zhurmën me valë zëri të përmbysura, mund të përdoren edhe pjesë elektrodinamike.

Pllakat me sensorë

Por si është frekuenca e valëve të përmbysuara? Saskia Biehl, i cili drejton grupin e mikro dhe sensorëve teknologjikë në Insitutin Fraunhofer për Inxhinierinë Siperfaqësore dhe Filmat e Hollë IST në Braunschweig, ka zhvilluar një pllakë me sensorë që mund të instalohet në një lavatriçe ose pajisje tjetër. Nëse mbi pllakën ushtrohet presion atëherë sensorët dërgojnë sinjal tek kontrolli elektronik.
Këta sensorë mjaft të ndjeshëm mund të përdoren edhe në një makinë ndërtimi. Sot shumë makineri dhe robotë elektronikë janë mjaft të preçizë në punën e tyre. Nga dridhjet e motorrit makineria mund të bëjë lëvizje jo preçize dhe produktet që do të dalin më pas nuk do të jenë të cilësisë së duhur.
Këta neutralizues të zhurmës mund përdoren edhe në fabrikat që përdroin lazer për prodhimin e produkteve të tyre, pasi edhe një milimetër gabim në këtë rast do të ishte fatal për produktin. Ato mund të vendosen edhe në tavolinën e një laboratori sepse janë në gjendie të kontrollojnë zhurmën qe vjen nga jashtë, përshembull një tren apo kamion i madh që kalon në rrugë.

Bokse në një kantier ndërtimi

Kompania WaveScape Technologies ka zhvilluar një krijues tingujsh për makinat e ndërtmit në mënyrë që ato të mos shkaktojnë zhurmë në të ardhmen. Aparati përmba një boks që mund të prodhojë tinguj me valë të përmbysur çka bën që të eliminojë zhurmën e krijuar nga makineritë.
Kompresorët dhe gjeneratorët, pra në të ardhmen mund të jenë shumë më të qetë. Parimi është i njëjtë me ato të kufjeve të teknologjisë së përparuar që janë në gjendie të minimizojë zhurmën e avionëve, me ndryshimin e vetëm se këto aparatura do të përdoren direkt tek burimi i zhurmës. Inxhiniret në këtë mënyrë mund të luftojnë zhurmat pa ndihmën e elektronikës.
Instituti Fraunhofer LBF prezantoi një lavejrrës centrifugal në Panairin e Hanoverit 2013. Pjesa e rëndë e lavjerrësit ndodhet në boshtin e një motorri, përshembull të një anije të madhe, dhe mund të zvogëlojë zhurmat që prodhon motorri. Avantazhi i një lavjerrësi centrifugal është se frekuenca e tij rregullohet automatikisht, pa patur nevojë për ndihmë elektronike, sepse ajo varet nga forca centrifugale. (Fabian Schmidt/Amarildo Topi – DW)