Largo – Florida : Një 19 vjeçar amerikan therr me thikë dy gra shqiptare

I dyshuari për vrasje të dyfishtë hyri me dhunë në shtëpi, goditi viktimat me thikën e mprehtë të kuzhinës, dhe i la të vdekura

Nga Beqir SINA – New York

Një 19 vjeçar në Florida, po përballet me dy akuza për vrasje të shkallës së parë në therjen me thikë të dy grave shqiptare, të cilave u hyri me dhunë në shtëpi, duke i goditur me thikë disa herë, sipas pretendimeve të policisë vendase.

Ndërkohë, Identiteti i dy shqiptareve ende nuk është bërë i ditur.
Raporti i policis mbas arrestimit, të 19 vjeçarit flet për një të dyshuar amerikan,i cili la të vdekura dy gra, të cilat fatkeqësisht janë shqiptare. Ngjarja ka ndodhur të hënën dhe me sa duket ai nuk ka qenë në kondicionin normal mendor, kjo sipas policisë.
Fqinjët ishin të shokuar nga vrasja e dy grave në Largo, të paktën kështu raporton Evan Axelbank, i FoxNews, ne Tampa Fl.
Largo, është qyteti i tretë më i madh në kantonin Pinellas County, Florida, Shtetet e Bashkuara si dhe i katërti më i madh në zonën e Gjirit Tampa, kanton ky që ka edhe një numër të madh të familjeve të emigruara nga Shqipëria, ato të arratisura por edhe mbas rënjes së komunizmit, si dhe refugjatët që erdhën nga Kosova në 1999.
Detektivët thanë se Sage Gayle Curry, pranoi vrasjen , dhe se mundet ta ketë kryer atë në kushte jo normale. Policia thotë se ai ka duke ndjekur në fillim një nga dy viktimat deri në shtëpinë e tyre, dhe mbasi ajo ka mbyll deren ai ka hyrë me dhunë përmes dritares së dhomës së gjumit.
Ngjara ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së Hënë, (26 Prill)në shtëpinë e tyre në bllokun 1000 të 8-të Avenue NW.
Dedektivët duke pyetur deshimtarët e ngjarjes thanë se Curry pranoi vrasjen se i theri të dy viktimat “disa herë me thikën e mrehtë të kuzhinës “.


Sipas policisë, Curry tha se hyri në shtëpi përmes një dritareje.

Nga deklarata e betimit, para hetuesve, dorazi ka thënë se goditi me thikë në fillim njërën nga viktimat “për arsye të panjohura” ndërsa ajo ishte duke fjetur në divan, dhe më pas tjetren.
Ndërkohë sipas skemës që ndërtoi policia thuhet se viktimën e dytë, ai e qëlloi me thikë ndërsa ajo u përpoq të vinte në mbrojtje të viktimës së parë. Curry pastaj ka dalë jashtë dhe thirri një fqinj për ndihmë për dëmtimin e tij, që kishte marrë në krahun e djathtë, gjatë përplasjes me gruan e dytë, që donte të mbrohej.
Curry iku nga banesa, mbasi dhe ai u plagos duke kërkuar ndihmë nga një mik, i cili më pas thirri 911, njoftojnë autoritet.
Policia dhe fqinjët duan të dinë se çfarë e detyroi Curryn të vinte në “shënjestër” dy gratë, e qeta dhe të sjellshme, dy gra të cilat policia nuk i identifikon për mometin, veçse që thuhet se ishin fqinjët e tyre të vjetër, të dyja të emigruara nga Shqipëria

.
Djali i Dan McDonald ishte një mik i fëmijërisë së njërës prej djemve të dy grave.

“Ato erdhën në qytetin tonë vetëm duke dashur një jetë të qetë, dhe më të mirë” ka thënë McDonald: “Kjo lloj vrasje është shokuese. Unë kurrë nuk kam dëgjuar që ato dy grat dhe familjet e tyre të shqetësojnë askënd. Ato thjesht po përpiqeshin të ndërtonin jetën e tyre.”
Hetuesit nuk hodhën dritë për një motiv të qëllimshëm, duke e quajtur atë vetëm një “veprim të rastësishëm, pa asnjë lidhje midis të njohur midis viktimave dhe të arrestuarit, “megjithëse ata janë ende duke hetuar.
Sipas deklaratave nga fqinjët viktimat nga Shqipëria dhe ishin vajza të qeta dhe bënin një jetë normale.
Policia thotë se Curry mbetet në burg për dy akuza për vrasje të shkallës së parë dhe vjedhje.