Lashtësia e mitologjisë

Astrit Lulushi

Astrit Lulushi

Shumë hamëndje janë hedhur mbi lashtësinë e mitologjisë së krijimit. Pra, kush ishte “i pari”. Nëse arkeologët e botës do të kishin një mitologji të ndryshimit, atëherë shumë keqkuptime do të ishin sqaruar.
Përmes leximit në Greek Mythology kuptohet se perënditë kanë lindur në Greqi. Për shembull Zeusi lindi në Arkadia, ku ishin njerëzit e parë të vërtetë të quajtur Pellazgë – “njerëz para shfaqjes së hënës”.
Një gjë tjetër që përmendet është se kur fiset mbërritën u pritën me luftë; “perënditë e vjetra filluan luftën kundër perëndive të reja”. Në luftë morën pjesë shumë vëllezër e motra të perëndive të vjetra pellazge si Titanët dhe Gjigantët. Lufta zgjati 10 vjet. Diku afër fundit, perënditë e vjetra për të mos u shkatërruar duhej të fshiheshin. Ajo që në fakt bënë ishte transformimi i vetvetes, metamorfoza. Ata u fshehën, duke u shndërruar në kafshë të ndryshme. Dhe vendi ku u fshehën ishte Egjipti. Është ajo që lexuesi i zakonshëm sheh sot në të gjitha hieroglifet si Ra, Thot, Horus e të tjerë Zota, përkatësisht perëndi egjiptiane me trup të sipërm kafshësh.
Zeusi u bë buall. Aleksandri i Madh mbante në kokë dy brirë bualli për të treguar se ishte pasardhës i Zotit nga koha e periudhës së luftës së Kronos. Simboli i brirëve u ruajt nga Skënderbeu.