Lavrov: Bisedimet Rusi-SHBA për kontrollin e armëve mund të fillojnë në korrik

Moskë, 30 qershor 2021 – Rusia pret që bisedimet e reja me Shtetet e Bashkuara për kontrollin e armëve të fillojnë nga mesi i muajit korrik, tha ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.

“Shpresoj që brenda disa ditës, nga mesi i korrikut, të ketë takim mes delegacioneve të cilët do të diskutojnë obligimet e diskutuara mes presidentëve (të Rusisë dhe SHBA-së) për stabilitetin energjetik dhe reduktimin dhe kontrollin e armëve”, tha Lavrov më 30 qershor, raportojnë agjencitë ruse të lajmeve.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, gjatë samitit të tyre të mbajtur në Gjenevë të Zvicrës më 16 qershor, ranë dakord të zhvillonin bisedime për kontrollin e armëve bërthamore.

Bisedimet do të bazoheshin në traktatin e New Start (Fillimi i Ri). Biden ka zgjatur traktatin pak para skadimit të tij.

Traktati kufizon numrin e kokave bërthamore në 1,550, dhe mundëson një proces verifikimi.

Ndërkohë raportet mes Moskës dhe Uashingtonit janë përkeqësuar që kur Biden mori detyrën në janar, pasi Shtetet e Bashkuara sanksionuan Rusinë për shkak të sulmeve kibernetike, ndërhyrjen në zgjedhje dhe helmimin dhe burgosjen e politikanit të opozitës ruse, Aleksei Navalny.

Por, presidenti amerikan ka thënë se Shtetet e Bashkuara duan një marrëdhënie “të qëndrueshme” që u mundëson të dyja vendeve të punojnë së bashku për çështje të përbashkëta si stabiliteti strategjik, kontrolli i armëve dhe ndryshimi i klimës.

(REL)

Comment

*