Lavrovi e krahason sërish Krimenë me Kosovën

Antalya (Turqi), 10 mars 2022 – Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavorv, e ka krahasuar sërish Kosovën me Krimenë. Ai ka akuzuar Perëndimin për standard të dysishtë, për shkak se mban qëndrime të ndryshme për Kosovën dhe për Krimevë. 

“Kur Kosova e shpalli pavarësinë, Perëndimi e duartrokiti. Por, pse shqiptarët lejohen ta bëjnë këtë, kurse rusët në Ukrainë jo? Shqiptarët u lejuan të punojnë në këtë drejtim nga Perëndimi”, ka thënë Lavrov, transmeton Anadolu Agency.

Lavrov e ka krahasuar bombardimin e Serbisë, të cilën ai e quan Jugosllavi, me mbështetjen ushtarake të Ukrainës tani. Sipas tij, NATO e kishte bombarduar Serbinë dhe Perndimi po e mbështet Ukrainën për shkak të Rusisëdhe interesave të saj.

“Qëllimi i shteteve si Anglia gjithmonë ka qenë i njëjtë. Është sulmi ndaj Rusisë, është sulmi ndaj interesave të Rusisë, ndaj fesë dhe ndaj sigurisë”, ka thënë Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, i ka bërë këto komente të enjten, në Antalya të Turqisë, pas takimit me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba.

(r.m.)

Comment

*