Lazim Destani në Odën Ekonomike të MVP-së: Duhet bashkëpunim mes Odave të trevave tona

Presidenti i Nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare Z. Lazim Destani ka zhvilluar ditën e djeshme një takim me z. Nebi Hoxha, kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore.

“Dje pata kënaqësinë ta vizitoj këtë Odë Ekonomike e të njihem nga afër me punën e vyeshme dhe planet ambicioze të ekipit të saj” shkruan Destani një profilin e tij në Facebook.

“Gjatë takimit u diskutuan e shkëmbyen mendime mbi një sërë çështjesh që lidhen me ekonominë dhe komunitetin e biznesit, me qëllim mbrojtjen, promovimin si dhe mundësitë e bashkëpunimit mes bizneseve të rajonit por edhe ato të diasporës sonë.

Me këtë rast e potencova rëndësinë e veçantë të forcimit të bashkëpunimit mes Odave Ekonomike të trevave tona si dhe me Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare. Kohezioni mes Odave e rrit nivelin e mbrojtjes së bizneseve e të bashkëpunimit mes anëtarëve të tyre por edhe krijon mundësi sinergjizimi për investime kapitale”, shkruan biznesmeni i njohur shqiptar.