LDK kërkon që SHBA të ketë rol kryesor në dialogun Kosovë-Serbi

Prishtinë, 31 maj 2021 – Zëvendës-ndihmës Sekretari i Shtetit, Mattheë Palmer, i cili po qëndron në Prishtinë, në kuadër të përpjekjeve për rifillimin e dialogut midis Kosovës e Serbisë, ka dëgjuar edhe pikëpamjet e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) lidhur me dialogun dhe me marrëveshjen përfundimtare.

LDK njofton se kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, e ka njoftuar z. Palmer për qëndrimet e LDK-së ndaj situatës aktuale dhe zhvillimeve politike në Kosovë dhe i ka shprehur qëndrimet tashmë të njohura të kësaj partie lidhur me dialogun Kosovë – Serbi, e cila kërkon që SHBA të ketë rol kryesor në procesin e dialogut dhe në marrëveshjen përfundimtare, e cila duhet të bazohet në njohjen reciproke ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Në njoftim thuhet se drejtuesit e LDK-së dhe diplomati amerikane kanë biseduar edhe për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe z. Abdixhiku, nëpërmjet z. Palmer, e ka falënderuar qeverinë dhe popullin amerikan për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe ka theksuar se SHBA-ja është mbështetësi më i fuqishëm i të gjitha proceseve të konsolidimit dhe zhvillimit të shtetit.

Sipas njoftimit, Zëvendës-ndihmës Sekretari i SHBA-së, z. Palmer, e ka vlerësuar rolin konstruktiv të LDK-së gjatë procesit të formimit të institucioneve shtetërore të Kosovës.

(r.m.)