Le t’shkojë Bregoviqi n’Korçë

Bajram Lani, redaktor i lajmeve në radio “Kosova”, RTK

– Çuditna qysh hala nuk kam nevojë për syze me dioptri. Çuditna, tu e ditë që, sidomos fëmijëria, m’ka shku tu e kqyrë Televizionin Shqiptar. Ma shumë kisha me thanë, tu e dëgju, sepse TVSH-ja mezi shihej. Pupla e miza plot, fotografia e turbullt e kcejke si dreqi. Katastrofë. RTS-në e kapte antena akull. Po këtë pamjen ‘akull’ ndodhte ta shihnim veç gjatë lëvizjes së antenës në kërkim të TVSH-së. Prandaj, edhe po tham çuditna qysh s’kam hala nevojë për syze. Aq keq e kapte TVSH-në. Po prapë TVSH-në e kemi kqyrë. Falë babës, që ka insistu që me e kqyrë TVSH-në, edhe pse edhe parashikimin e motit me propagandë komuniste e kanë pasë. Madje as TVP-në se kemi kqyrë. Se për RTS-në mos t’flasim. Unë si kam njoftë asnjë prej këngëtarëve serbë. Emrat ua kam ditë disave, tu i ni të tjerët tu i përmend. Madje as këngëtarë t’Kosovës s’kam njoftë shumë. A t’Shqipnisë, krejt. Bash krejt i kam njoftë. Edhe i kam pëlqy, siç i pëlqej sot.
– Pas luftës, e pata gjetë kangën e Cecës “Kukavica” edhe e pata ngu për kurreshtje. Veç një herë bile, edhe ma se kam ngu. Se kur nuk mësohesh me një lloj muzike të tillë, veshi s’ta duron. Aq ma tepër muzikë serbe. Një shok i jemi m’pat kritiku, qysh ti drenicak pe ngon Cecën. Nashta me të drejtë, ama edhe unë e kisha të drejtën tem. Dojsha me e ditë qysh knon Ceca që e kanë ngu aq shumë shqiptarët e Kosovës. Dhe jo veç Cecën. Po edhe shumë të tjerë. E që sot nuk besoj që i ngon kush aq shumë. Nashta jo për tjetër, sa për faktin që aq u përzi muzika që e bajnë këngëtarët shqiptarë, serbë, bullgarë, etj, sa që mos me ia lexu titullin kangës, sa për muzikë nuk e din çfare është, se madje as tekstin s’jau kupton.
– E tash sa hyna n’youtube me e ngu edhe Goran Bregoviqin, e hiç s’me pëlqeu. Shkurt, se ngoj ma.
– Po du me thanë që mirë është më shku Bregoviqi n’Shqipni. Për herë të dytë. Bile le ta merr edhe ndonjë këngëtar tjetër me veti. Le t’ngihen edhe shqiptarët n’Shqipni me kangën serbe. Qoftë ajo edhe “Kallashnikov”. Kujt i pëlqen shkon e ngon, kujt s’i pëlqen nuk shkon. Sikur na n’Kosovë që kujt i ka pëlqy e ka kthy antenen kah Beogradi, kujt i ka pëlqy Tirana e ka kthy anej e ka kqyrë TVSH-në, qashtu keq me pupla e miza e me fotografi katastrofë. Le ta mësojnë edhe n’Shqipni historinë e Bregoviqit, kush u kanë, çka ka knu, e kanë e ka frymëzu? Qysh e kam mësu edhe unë në vitin 2006 kur ia dha Edi Rama “Çelësin e Tiranës”. Se fundja, mos t’ishte ftesa për pjesëmarrje në Festivalin e Birrës në Korçë, shqiptarët e Shqipnisë nuk e kishin ditë kush është Goran Bregoviqi. Se ata me gjasë harrojnë ma shpejt. Siç kanë harru çka është thanë për Bregoviqin në vitin 2006.
– E mira e t’mirave është që shumë artistë të Shqipnisë, shumë intelektualë, e qytetarë të ndryshëm atje, kanë reagu për ftesën që Bashkia e Korçës ia ka ba Bregoviqit. Na n’Kosovë ma mirë është mos me reagu hiç. Veç me kqyrë për seri. Se s’mundesh me i thanë dikujt “mos e duaj tjetrin”. Kur e kupton vetë, është ma mirë. Besoj që edhe Shqipnia ka me e kuptu shpejt këtë. Derisa ta kalojë tranzicionin turistik. Këtë tranzicion që sivjet, me sa e kam pa gjatë pushimeve atje, është në pikën kulminante. Pastaj do t’i kthehen vetes edhe atje.