Leonardo DiCaprio bën thirrje që lumi Vjosa të shpallet Park Nacional

Aktori i njohur amerikan Lenardo DiCaprio u është bashkuar qytetarëve dhe organizatave që angazhohen për mbrojtjen e lumit Vjosa.

Ai i është bashkuar lëvizjes për shpalljen e lumit Vjosa Park Kombëtar dhe për ta mbrojur nga hidrozentralet që rrezikojnë ta shkatërrojnë.

DiCaprioi ka publikuar në Instagram një video të lumit Vjosa, përmes së cilës u bën thirrje liderëve politikë shqiptarë që të heqin dorë nga projektet që e shkatërrojnë këtë margaritar.

Ai ka kërkuar që videoja sensibilizuese të shpërndahet në rrjetet sociale edhe nga kryeministri shqiptar Edi Rama, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Statusi i Leonardo DiCaprios:

Javën e kaluar, në Ditën Botërore të Ujit, aktivistët në të gjithë Evropën i kërkuan qeverisë shqiptare dhe Komisionit të Bashkimit Evropian të mbështesin Parkun Kombëtar të Vjosës tani.

Lumi Vjosa është lumi më i madh i egër në Evropë. Janë 300 kilometra që rrjedhin pandërprerë nga burimi i saj në malet në Greqi në detin Adriatik. Lumi është jetësor e i rëndësishëm për më shumë se 1,100 lloje të peshqve të ujërave të ëmbla dhe është kulturor i rëndësishëm për njerëzit në Shqipëri. Dje, Parlamenti Evropian nxiti autoritetet shqiptare “të krijojnë sa më shpejt të jetë e mundur Parkun Kombëtar Vjosa, duke shtrirë tërë gjatësinë e lumit.”

(r.m.)

Comment

*