Lëvizja Besa do të mbetet pjesë e koalicionit qeverisës të Maqedonisë së Veriut

Shkup, 2 nëntor 2021 – Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka thënë se partia e tij do ta mbështesë qeverinë e koalicionit  aktual të Maqedonisë së Veriut, derisaajo të qëndrojë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

“Për ne integrimi në BE është prioritet mbi prioritetet. Jemi të gatshëm t’i tejkalojmë të gjitha dallimet e thella me BDI-në. I vetmi faktor që na mban bashkë në këtë qeveri është integrimi në BE”, ka thënë Kasami.

Ai ka theksuar se Maqedonia e Veriut nuk mund të jetë “ishull i izoluar” dhe se qeveria duhet të ketë bashkëpunim të ndushtë me partnerët perëndimorë.

Kasami e ka akuzuar koalicionin e kaluar qeverisës se e kishte bllokuar procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

“Për 10 vite OBRM-PDUKM dhe BDI e bllokuan integrimin”, ka thënë Kasami.

Lëvizja Besa është faktor vendimtar në krijimin ekoalicionit qeverisës në Maqedoninë e Veriut. Dalja eventuale e këtij subjekti politik nga koalicioni  qeverisës aktual  do të çonte në rënien e qeverisë aktuale.

(r.m.)