Libri “ An Albanian Revival”  një dokument  I një rëndësie të veçantë historike.                     

Pertefe Leka 

Fjalimi i Nikollë Ivanajt, mbajtur me 26 Janar të vitit 1911, në Romë, në prag të pavarësisë, është një  panoramë  e ngjarjeve më të rendësishme  historike  të Shqipërisë. Kopja origjinale  e fjalimit e shkruar Italisht, është gjetur  nga interesim I Zonjës Drita Ivanaj në “Museo del  Risorgimento “në Milano. Me vullnetin e mirë të Dr.Anton B. Fistani,(1944-2020 ) është përkthyer  në gjuhën shqipe dhe  është  shoqëruar me spjegime  shumë të arsyeshme të studiusit, për  të mos krijuar  insinuata, për disa mendime të Ivanajt.Drita Ivanaj, presidente e “Fondacionit Martin e Mirash Ivanaj” e  botoi  librin duke përfshirë në të,  fjalimin original shkruar në itaisht  me parathënie të Prof. Teresio Trinchieri dhe përkthimin në shqip.

Libri doli në dritë,kur  Kosova po tërhiqte vëmendjen e opinionit ndërkombëtar, (1999). Ashtu siç veproi dhe paraardhësi i saj I cili e mbajti fjalimin në prag të kryengritjes 1911..titulluar “Nella ripresa della Rivolucione Albanese”   ( “Në prag  të rifillimit të Revolucionit  Shqiptar”. )                  

Botimi  I  librit  “An Albanian  Revival”  u bë i mundur për publikun në N.Y. në ditën e Flamurit, 28 Nëntor 1999, me një parathanie  nga Drita Ivanaj, dedikuar paraardhësve të saj,  shkruar në anglisht dhe përkthyer nga  gazetarja Rafaela Prifti.  Me shumë interes është parathënia e botimit original(italisht)  nga Prof. Teresio Trinchieri  I cili jep vleresimet e duhura, duke e quajtur fjalimin e Nikollë Ivanaj Beu si “Programin minimal të Partisë Kombëtare Shqiptare….Ai minimum garancish janë absolutisht të domosdoshme për Shqipërinë e cila në këte menyrë mundet, ashtu si kombet e tjera të qytetëruara të zhvillojë energjitë e veta të mrekullueshme e  të marrë pjesë drejtë mirëqenies që sjell qytetërimi”. Po aty ka përfshirë edhe disa të dhëna për. biografinë e Nikollë Ivanaj Beu……….”.Nikollë Ivanaj i përkushtoi të gjithë qenien e vet idealit të  lirisë,  që ndizte flakë zemrën e shpirtin e tij rinor.”Prof.T.Trinchieri                                          Është e vërtetë së gjithë jeta e N.Ivanajt  ishte shtegtim. Ai ishte një udhëtar që vraponte  nepër Shqipëri Veri e Jug.Ishte  një Maratonomak që  nuk ndalesh, nëpër Ballkan e ne Europë  deri në Amerikë .Ku shkonte  në  konferenca a metingje, tregonte  vuajtjet e popullit të vet ndër shekuj. Me  flakadanin në dorë lajmëronte së po afrohet Liria e një populli luftarak në vendin e vet mijëra vjeçar  e për këte duhesh   zgjuar opinioni ndërkombëtar:  së Shqipëria nuk është një “shprehje gjeografike” por aty  jeton një populli  liridashës me gjuhen më të vjetër  në botë.. Prandaj në kritikën e tij, Mitrush Kuteli, për Librin e Nikollë Ivanajt “Historia e Shqipniës së Re “  shkruante  :“ titulli më I përshtatshëm I librës do të kish qenë  nëntitulli I sotmë “Vuajtjet dhe pësimet e mija për Shqipni”. Edhe pse përpjekjet e këtij luftëtari, për kombin e bashkuar nuk reshtën asnjëherë  dhe në vazhdimësi ,Ai e la porosinë e çmuar se:
“Lufta do të përfundojë vetëm kur Shqipëria të administrohet nga zyrtarë shqiptarë,të arsimuar  në gjuhën e vet dhe të lirë në zhvillimin e vet drejt kulturës kombëtare.”N.Ivanaj

Nikollë Ivanaj (1879-1951) ,ishte një  personalitet i shquar i kombit shqiptar,atdhetar demokrat,udheheqës politik  i devotshëm,publicist,revolucionar i paepur  por ishte edhe një ideolog, I cili nën ndikimin e ideve të Giuzzeppe Mazzinit, bënte pjesë  në organizatën  ilegale italiane,”Risorgimento”.
Fisi  Ivanaj ishte i përmendur si një çerdhe lutëtarësh atdhetar ,nga “Bëkajt e Trieshit”. Ai së bashku me Martin e Mirash Ivanaj, të një trungu, vazhduan rrugën e të parëve të tyre, që u sakrifikuan në luftën  për liri, deri në perfaqësim,në Lidhjen e Prizrenit”. Këte e dëshmon me një foto  M.Kuteli ku  shkruan: “Kapedani Lek Ivani Ivanaj,babai i Nikollës,kryelidhur me shami,me kobure në brez,e dorën në kobure….                                   Dimë nga historianët se  Lekë Ivanaj ishte pjesëmarrës  në  “Lidhjen e Prizrenit “      Me  4 Prill 1880 krerët e maleve  në marrëveshje  me degën  e Lidhjes së Prizrenit në Shkodër  i drejtuan ambasadorëve të fuqive të mëdha ( Austro- Hungari,Francë,Angli,Itali, një protestë për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga Mali i Zi.        Midis nënshkrimeve ishte edhe i Lekë Ivanajt, si anëtar i saj, të cilin  për  këte aktivitet, malazezët e vranë tradhtisht  në Shkodër. 
N.Ivanaj i  lindur në Grudë, në tokë shqiptare, kufi me Malin e Zi, por i rritur në Podgoricë dhe i shkolluar në Beograd,Vjenë,Zagreb..i jepte shumë rendësi  arsimimit, zhvillimit kulturor  dhe nxiste  rrugën e ngritjes së ndërgjegjes kombëtare  nëpërmjet  një shkollë laike. Kështu u bë një publicist i levizjes sonë revolucionare  dhe i zhvillimit kulturor  për të  ecur si  popujt e Evropës së qytetëruar. Duke u bashkuar edhe me intelektualët e shquar  të kësaj levizje, në organizimin e kryengritjes së Malësisë së Madhe” me  Risto Siliqin,Hilë Mosin, L.Gurakuqin …..Ata u njësuan  me kryengritësit  dhe strategët e kësaj levizje si Ded Gjo Luli dhe  burrat e malësisë të cilët   ngritën flamurin në Deçiq  6 Prill 1911. Fitore  që  shtroi  rrugën  për kerkesat e autonomisë me frymën e të gjitha trevave shqiptare në Kuvendin e Greçës 10-23 Qershor 1911, ku mori jetë programi politik i pavarësisë 
Me lëvizjet e shumta që bënte, Ivanaj në prag të kryengritjes  së Malësisë Madhe,     nepër gjithë Shqipërinë  veri e jug, shikonte  edhe vatrat e tjera të ndezura  për t’u bashkuar në një revoltë  të përgjithshme.Ai gjithashtu. ishte I ngarkuar nga komiteti i Korfuzit (i krijuar nga I.Qemali ) së bashku me Themistokli Germenin që vepronte në jug  edhe në Çamëri me Musa Demin ,Muharram Rushitin, të  vepronin  edhe jashtë Shqipërisë për krijimin e komiteteve të fshehta, Bullgari,Rumani,Itali.    Prandaj  me veprimet e tij brenda dhe jashtë Shqipërisë, konsiderohet, ambasador i kryengritësve shqiptarë në rrethet  politike Evropiane.N.Ivanaj, Ishte prezent në  mitingje e konferenca të organizuara në Romë,Paris,Londër,Boston,duke i sjellë shërbime të çmuara kauzës së lirisë të popullit shqiptar.Si lider i levizjes Nacionale Shqiptare  bënte takime  me militantë të levizjeve revolucionare të Ballkanit dhe të Evropës.Ashtu si Pashko Vasa  e Dervish Hima ….. edhe N.Ivanaj  u përpoqën të  implementojnë  në Shqipëri idetë revolucionare  të Giuzzeppe Mazzinit e Garibaldit.Ato ide ishin shumë të rendesishme për Shqipërinë e asaj kohe  për zgjimin e ndërgjegjes kombëtare, sidomos në aspektin religjios.Megjithëse  ishte çështje delikate për Shqipërinë e asaj kohe të përhapeshin  ide revolucionare, kur  predikonin në tre religjione  te ndryshme.Apeli i maxinianit Pashko Vaso se “Feja e shqiptarit ,asht Shqyptaria” nuk gjeti ndonjë kundërshtim nga tre religjionet,por  shkonte në të njëjtën linjë  me religjionin e Ri .Duke ditur së si armiqtë tanë po e përdornin  fenë për përçarje, Po përmend një thënie të  predikuesit fetar atdhetar, dijetar i shquar i letrave ,Atë Anton Harapi “I vetmi religjion i shqiptarit janë niesit kombtare”……”Po ka edhe një tjetër mënyrë  së si mund rrnojmë  në paqë  nierz me besime të ndryshme, Kjo asht toleranca  shtetërore -politike “Patër Anton Harapi I ushqyer me këto ide,N.Ivanaj,  që në vitin 1905 bënte pjesë në  këte  lëvizje të re,”Risorgimento”.Me këte formim, që në vitin 1905-1908,boton në Raguzë,Trieste e Romë gazetën “Shpnesa e Shqypnisë” me suport   të Albert Gjikës (anëtar i familjes së nderuar Gjika dhe pretendent  për  fronin shqiptar) Kjo u pasua  me fjalimin e zjarrtë që mbajti  në Romë   me 26 Janar  1911 përpara Shoqatës së Shtypit Italian që mbetet edhe sot, një dokument  i një rendësie të veçantë  historike.Audienca  prej me shumë se 2000 dëgjuesish, magjepsi auditorin, nga oratoria e tij, që të nxiste për aksione konkrete. Një  thirrje në prag të kryengritjeve të mëdha  dhe  të një aktiviteti të dendur diplomatik para pavarësisë 1912:”Po ju sjell te ju,o njerës të lirë,jehonën e thirrjeve  kryengritëse  të Atdheut tim të robëruar, zërin e tërë një populli,që kërkon solidaritet  nga një populli  I cili e di ç’është skllavëria  dhe shtypja politike.”…..E tashti po ju  tregoj  kushtet tona të sotme …….së shqiptarët në Shek.X X po luftojnë  kundër tiranisë së shemtuar turke  me pushkë,shumica e të cilave janë me mbushje nga  mbrapa të porositura ndër kovaçë-hekurishtesh….siç më  tregoi para pak ditësh Mehmet Shpendi ,njeri nga krerët e fiseve të Shalës…..Shqipëria nuk duhet dhe nuk dëshiron  të jetë një karrem për nxitjen e trazirave  dhe të luftërave, asgjë më të mirë ajo  nuk dëshiron .veçse, drejtësia të kryhet me ndershmëri  dhe për këte ajo kufizohet në kërkesat e veta, që përmblidhen në Pavarësinë e saj . shkëputur nga fjalimi .N.I. përktheu nga italishtja Dr.Anton B.Fistani                                            Fill pas këtij  aktiviteti  po në muajin Janar  1911, pa humbur kohë, Ivanaj niset  nga Roma në Bari të Italisë ku me nismën  e tij u  krijua atje një komitet I kryengritjes “Pro Albania” rreth të cilit u bashkuan elementët përparimtarë  Arbëresh, midis tyre shumë deputet ,studentë,punëtorë,të cilët shprehen dëshirën për të marrë pjesë në ekspeditën e vullnetarëve të cilën do ta drejtonte djali i G.Garibaldi, Ricciotti  Garibaldi, I cili  e quajti aksionin , detyrë , ashtu siç vepronte edhe  babai i tij . Qeveria italiane nuk ishte e interesuar  të ndihmonte Shqipërinë, kishte synime  të tjera, kështu e ndaloi, këtë  mision  të vinte në ndihmë te  kryengritësve.           ( N.Ivanaj  i dinte planet e grabitqarëve fqinj, martesa e Viktor Emanuelit të tretë me Princeshen  e Malit të Zi, Jelena Petroviç 1896,nuk ishte thjeshtë  martesë,  kishin edhe qellime tjera,ndarjen e Shqipërisë dhe koha e ka provuar….)Prandaj për Ivanajn,   ngritja e  komiteteve  jashtë perandorisë  ishte e domosdoshme , e shikonte se nuk kishte ndihmë tjetër, përveç së nga vetë shqiptarët,  brenda e jashtë që duhet ta zgjidhnin problemin e pavarësisë. Këto komitete kishin  për qellim që të tërhiqnin vemendjen e fuqive të mëdha rreth kërkesave të Shqipërisë për Autonomi.Një punë të madhe  në dobi të Pavarësisë  1912  kanë bërë patriotët shqiptarë  e arbëreshë në Itali e gjetkë ,si vullnetarët e Vatrës  nga Amerika, që tërhoqën opinionin  publik  përparimtarë dhe zgjuan një valë  të fuqishme solidariteti.Për këto përpjekje, brenda dhe jashtë Shqipërisë u denuan  shumë patriotë si në Shqipëri  dhe  shumë aktivistë  shqiptarë, u dëbuan nga toka Italiane, ndër to edhe N.Ivanaj. Botimi I titulluar “Rebelët shqiptarë .Mospërfillje  Italiane “ Romë 10 Maj  1911, raportonte  qëndrimin e qeverisë Italiane që e përzuri  patriotin  e mirënjohur  Nikollë Ivanaj Bëj, gje që provokoi  një protestë  të madhe në komunitetin shqiptar në Itali.Me ndihmën e Partisë Republikane,N.Ivanaj,shkoi në Francë  duke marrë një letër rekomandimi,për Amilkar Ciprianin (1844-1918), revolucionar i njohur Italian,emigrant politik në Paris, shok armësh me Garibaldin dhe me shumë Arbëresh  patriot.Në Paris pati rastin  që  të takohej me Leninin i cili më vonë ,denoncioi Traktatin e Fshehtë të Londres, në mes fuqive të Antantës  dhe qeverisë italiane  për copëtimin e Shqipërisë  ndërmjet Serbisë,Italisë,dhe Malit të Zi,si dhe likujdimin e Pavarësisë së këtij vendi. Nikollë Ivanaj e përdori këte fakt   me 1920,duke iu drejtuar Presidentit Amerikan,Wilson…me lutje  që të ushtrojë autoritetin e tij  për të larguar nga shteti ynë qellimet  grabitqare dhe marrëveshjet  e fshehta që kundërshtojnë pavarësinë tonë popullore……. Me 1912  N.Ivanaj,merr pjesë  në një Konferencë  të rëndësishme në Sofje, si misionar  për komitetet  Maqedonase (shkoi atje me funksionin e sekretarit  të  zgjedhur nga një konferencë e rendesishme në Prishtinë)Pyetjes që i bënë atje – A kishte mosmarrëveshje mes shefave shqiptarë — Ai përgjigjet : Shqiptarët nuk janë të ndarë nga parimet, por nga oportunizmi .Ata janë të bashkuar me pasion  të idealit të vetëm për pavarësi., hamendja e tyre e përbashkët u thotë që të moderojnë  kërkesat e tyre për momentin  për t’ i bërë Ata të realizueshme .Kjo arësye praktike  është veçanërisht e dukshme  në mesin e shefave të  moshuar si Isa Boletini , I cili kombinon  instinktin e tij  thellësisht politik me njohurinë e  madhe që ka ndaj turqve. “.                                           Duke i vertetuar  auditorit  së  ëndrra  kombëtare e patriotve shqiptarë të rinj apo të vjetër është plotësisht e afirmuar.Kështu  kjo  figurë  u bë e njohur edhe nga  shtypi huaj .Gazeta franceze  “La Temps”  me 21 Gusht 1912 publikon  deklaratën e patriotit shqiptar  nga Tuzi, Nikollë Ivanaj, duke parashtruar dy qellime kryesore : Aktivizimin e ndërgjegjës kombëtare  në mes të popullit 2- paraqitjen e problemit  Shqiptar përpara Europës me rrugë diplomatike…….”Turqit  nuk mund té na marrin më tri gjera: Ndërgjegjen, Zemrën dhe Armët tona!   (dokument i përkthyer nga Aurenc Bebja )Me 27 Shkurt -6   Mars  1913 ,merr pjesë në një Kongres Shqiptarësh,organizuar nga Faik Konica e Sotir Kolea  me suport te autoriteteve austriake,”Kongresi Shqiptar  i Triestës”ku  u diskutuan për 1- Njohjen politike dhe ekonomike të Pavarësisë  së Shqipërisë drejtuar fuqive të mëdha .2-Kufijtë e ardhshëm të Shqipërisë.3- Diskutimin  rreth Princit.4- Mbeshtetjen e popullsisë aromune  jasht kufijëve që të  inkludohet në shtetin shqiptar.Këtë eveniment  të rëndësishëm dhe Personalitetin.  e N. Ivanajt,e ka  paraqitur në librin e Tij, “Shpnesa e Shcypeniis” Paolo Muner, simbol i shqiptarizmës, (P. Muner  Gazetar , publicist,studiues i historisë së Shqipërisë ,Oficer I Forcave Detare Italiane,  Shef i Forcave Detare  pranë Delegacionit të Eksperteve  Italianë 2001-2003  në Tiranë ,”Shpnesa e Shcypeniis” (Shqipëtar të Trieshtit) Botuar nga Botimet Jozef Durrës 2014..)Me 1915 N.Ivanaj, ishte organizator i klubit ” Lidhja Kombëtare” në Shkodër.Po këte vit, me 29 Mars  botoi në Shkodër  numrin e parë të gazetës  së përjavshme “Lidhja Kombëtare”,   organ i klubit  me të njëjtin emër.   Fletorja që dilte  në shqip, pjesërisht edhe në frëngjisht trajtonte çështje politike, shoqërore dhe  kulturore.Gazeta  ishte në përkrahje të vetëqeverimit  shqiptar dhe në mbrojtje të drejtave të popullit tonë. Në Janar  të vitit 1919 publikon  gazetën “ Koha e Re “. në Shkodër .  Vdekja e parakohëshme e Ismail Qemalit e tronditi thellësisht dhe në gazetën  e sapo publikuar shkruan me pikëllim për humbjen e një burrështeti që i duhej  Shqipërisë më shumë së kurrë . “Na mbërrijti  lajmi i  zi  si korbi, i ftohtë si skulli e I mprehtë si shpata  e mejdanit; Vdiq Ismail Qemali i Vlorës ……Historia e Shqipërisë  së re, në kohën e vet do të flasë  më gjerë e gjatë  për këte burrë  të shkëlqyeshëm të Atdheut tonë …….Ne, sot i lutemi shpirtit  që të na ndihmojë  në këte kohë të vështirë e kritike , ku na lypsej  ende  trupi e mendja e tij, më tepër së kurrë deri më sot. Gazeta “Koha e Re”doli në Janar të vitit 1919 në kohën kur  po negocioheshin kushtet e Paqës dhe po ribënin hartat  e Europës ,në Konf. e Paqës në Paris .Kjo gazetë ishte një kujtesë për fuqitë e mëdha se Shqipëria nuk duhej harruar.Me 1919  shkoi pranë Konferencës se Paqës në Paris si  delegat  i “Partisë Politike ”  Shqiptaro-Amerikane nga diaspora e Sh.B.A.ve .Letra e parë që N.Ivanaj  i dërgon Kristo Dakos,President i Partisë Politike Shqiptare në  Boston shkruhet:  Njoftoni kompetentët  se çështja e Pavarësisë  së Shqipërisë  është çështje e ekzistimit e popullit shqiptar…..Aneksimi i Vlorës  dhe ndarja e Gjirokastrës dhe Korçës e “vrasin” ekzistencën shtetërore  dhe nacionale të Shqipërisë.Populli Shqiptar nuk duhet të lejojë ta komandojë  as Italia,  as Greqia,   dhe as cilido mandat  tjetër kushdo qoftë.  Italia nuk ka vend  në Vlorë …( Poezinë Vlona ia kushton këtyre ngjarjeve:  Në zjarm e në gjak, sot po vlon Vlona// Në kambë  asht çue e gjithë Shqipnija // Nuk e lëshojmë, thotë asht e jona // Pa dekë  për të gjithë Burrnija // N. Ivanaj ) N.Ivanaj. Po në një letër tjetër drejtuar K.Dakos  me nje shkrim të shkurtër ….”Bindeni koloninë tonë që populli shqiptar  nuk  mund  të presë  kurrfarë të mirash  nga Italia,derisa ajo të heqë dorë  nga qëllimet e saj okupuese  në Ballkan”Në letrën drejtuar Presidentit Amerikan (1913-1921) Thomas Woodrow Wilson,me 2 Prill 1920 shkruan:Në kohën  kur Konferenca e Paqës në Paris  përfundon punimet e saj, unë apeloj  në Presidentin e Sh.B.A. ve  në të mirë të popullit shqiptar,përfaqësues i të cilit jam, në të drejtat e mija të njeriut  dhe në principe që përfshihen  në 14 pika të Presidentit Wilson, duke e lutur që të largojë nga shteti ynë  të gjitha qëllimet që shkojnë në dëm të integritetit të tij politik dhe shtetëror…….shqiptarë nuk mund t’ia lëshojnë shtetin e vet kërkesave të Italisë e Greqisë  dhe as nuk mund të pranojmë që në Ballkan të instalohet një fuqi e huaj.( Revanshin Grek për  tokat  shqiptare  i shpreh në vargjet: “Po ,Shpresoj ,së as ti Greqi //Qellimet. s’ ke me i a mbërri//Së Epiri asht i yni //Do të jenë së  bashku me Shqiptari// N.I.)Me 1923 N.Ivanaj së bashku me kushuririn e vet,Mirash Ivanaj ( I njohur si reformator I Arsimit Shqiptar )publikoi në Shkodër  gazetën “Bashkimi ”  dhe  gazetën javore “Republika ” …Ata ishin të bindur  se fusha më e përshtatshme  për të dhënë kontributin e  tyre  për zhvillimin, përparimin dhe emancipimin  e bashkësisë shqiptare,  ishte publicistika, ku mund të shfaqeshin lirshëm  pikëpamjet e tyre politiko -shoqërore.Peshën më të madhe në këte gazetë  e mbante  Mirash Ivanaj.Përveç  artikujve problemor të kohës,bënte punët si redaktor,  korrektor e deri radhitës në shtypshkronjë .Shumica e artikujve ishin shkruar nga Vëllezërit Martin e Mirash dhe Nikollë IvanajGjatë Luftës së Dytë Botërore N.Ivanaj  botoi librin  autobiografik “Historia e Shqipërisë  së Re “”Vuajtjet  e veprimet  e mija “në dy pjesë me 1943  pjesën e parë   dhe pjesën e dytë 1945.    Këte libër me autografin e autorit e ruante me kujdes  vjehrri im I nderuar, Avokat Rakip Leka si dhuratë nga  vetë Nikolla. Kur rrinin  bashkë kishin çfarë të tregonin për ngjarjet e jetuara  sidomos për Ismail Qemalin. Av. leka  ruante në memorie  ngjarje nga jeta e I. Qemalit në Turqi , kur  Ai ishte student i jurisprudencës në Universitetin e Stambollit .Në atë kohë I. Qemali  ishte deputet i  opozitës liberale në Parlamentin Turk dhe mbronte me zjarr të drejtat e shqiptarëve sidomos   për alfabetin shqip. I Riu R.Leka, . ishte  një ndër firmëtarët e parë në telegramin e protestës për mbrojtjen e  alfabetit te gjuhës shqipe i vendosur me 1908 dhe i kundërshtuar nga Xhon-turqit që ishin pro alfabetit Arab. Telegramin e gjejmë të shkruar të gazeta “Tan”27 janar 1910 nga shoqata e studentëve të Stambollit .Ashtu edhe në  telegramin  tjetër  që ia dërguan kryetarit të parlamentit Turk për të protestuar  ndaj incidentit që I ndodhi       Ismail Qemalit me 21 shkurt 1911, kur Ai ishte deputet i Sanxhakut të Beratit.Kjo ngjarje u bë e njohur  nga telegrami që  iu dërgua gjithë shtypit të Stambollit, deputetëve, klubeve shqiptare  nga studentet Universitarë  si Rakip Leka , Mustafa Kruja, ……ku shprehnin indinjatën …” Një shuplakë për deputetin shqiptarë,është një shuplakë për tërë kombin “….E gjithë kjo  sepse I.Qemali iu kundërvu  nga foltorja turqëve të rinj, që ishin  në parliament. Ata  po  mohonin  premtimet  që kishin  dhënë  sipas kushtetutës së re. Kjo  revoltë  bëri   që  edhe deputetët e tjerë  shqiptarë  të largoheshin  nga parlamenti në shenj proteste.Ngjarja më interesante  që Av. leka  tregonte për I. Qemalin  ishte qendrimi i babait tij ,Ibrahim Leka Borshi I cili kur  ishte qark -komandant i Lushnjës kishte marrë urdhër  nga Janina të arrestonte Ismail Qemalin në kohën, kur do  të kalonte nga Lushnja për  në Vlorë . Ibrahim Leka , Lajmëroi Nebi Sefa Lushnja(  firmëtari i Pavarësisë) që të vepronte sa më parë  në mënyrë që. Ismail Beu  me shoqëruesit e tij  të ndërronte  destinacionin nga Lushnja në një rrugë tjetër dytësore  për të kryer Misionin e rendësishëm në Vlorë, që e realizoi pa asnjë incident  nga kjo mbrojtje.Ndërsa N. Ivanaj rrëfente për merakun që kishte I. Qemali  për rrezikun e politikës së fanatizmit fetar të zbatuar nga Xhon -Turqit, që I. Qemali e denocioi me forcë kur ishte në Itali. Qellime ishte për  t’i futur shqiptarët  në luftë ndërmjet vedit,——  zhdukjen   e Malësorëve me të gjitha mundësitë dhe zëvendësimin me emigrantë nga Bosnja …. gjë që e vazhduan fqinjët tanë Serb ,Grek e Malazez  dhe s’po ndalesh ……Këto të vërteta historike  po i zbulojnë historianët  e ndershëm  dhe me shume kembëngulje gazetari i guximshëm ,Marin Mema në emisionin “Rrënjët Shqiptare”. Kështu publicistika e N.Ivanajt do të ndihmojë sado pak në këte drejtim.                            Mitrush Kuteli duke analizuar librin e N.Ivanajt “Historia e Shqypnisë Re” shkruan:”Mendimet dhe ngjarjet janë shprehur çiltazi,-troç,si thonë durrsakët-dhe në një stil energjik,si vetëm ata të Shkodrës mund ta shkruajnë.N.Ivanaj shkruan ashtu si flet.Pra shkruan mirë……Është veprimi I një njeriu  që breth shtet më shtet. për një ide të tijnë,tani I pritur mirë ,pastaj I nxjerrë me polici,po  gjithmonë I palodhur “maniak” për mbesimet e veta .Një njeri ky, N.Ivanaj  insistent e persistent I cili sa po I nxjerrë nga një kufi  vjen e hyn nga tjetra  për t’u nxjerrë prap me daulle. Gjithmonë në luftë ,gjithmonë në opozitë ..si ndënë Zogun edhe ndënë Duçen-sepse u pat internuar .I ngjan shpirtërisht atij Nikolla Naços të Rumanisë(Nikoll për Nikoll..) edhe ay  po aqë I përvojtur ,për gjith atë ideal.”                                                                                                            Viti i fundit i jetës tij kurorëzohet më botimin e librit,   “lulet e Pasosme “, që ka bërë vlerësimet e duhura   studiusi Sinan Gashi, për  Nikollë Ivanajn, si Poet Lirik   në poezinë patriotike dhe të dashurisë.Ndër të tjera thekson studiusi për  Poetin së  për çdo poezi shenonte datën e krijimit dhe vendin ku e kishte shkruar. Kështu  shtrirja gjeografike e krijimeve të tij përfshinte  më shumë së 30 vende…….Nga  titujt  e poezive :”Kosova”,” Bashkimi i Shkodrës me Atëdhe “ Vlona “ “Malësia e Madhe”, “ Udhëtimi – mërgim”. “Flamur”  …………dhe  nga vargjet “ Flamur i kuq ,me Shqype  të  zezë, //Hidhur madheshtuer n’erë të dlirë!//Flamur i shenjtë,që zemrën m’ke ndezë //.  Hidhu përpjetë në Shqypëni  të lirë”. …….. njohim   së çfarë rrihte në zemren e një Atdhetari luftëtar, siç ishte N. Ivanaj .                    Le të jetë një udhërrëfyes edhe për brezin  e  ri sot që të shpalosin  dijet e tyre,energjite pozitive ,    duke u plotësuar  me eksperiencat e  njerëzve më të suksesshëm të historisë sonë  dhe të botës  për të bashkuar shqiptarinë dhe për të lulëzuar  Mëmëdheun Etnik. 

Comment

*