Libri i ri “ILIASI I OMERIT PËRSHTATJA NË GJUHËN SHQIPE DHE PËRKTHIMET E GABUARA EUROPIANE”

PËRMBLEDHJE

Iliasi i Omerit është vepra më e vjetër e ruajtur e letërsisë europiane dhe si e tillë është vlerësuar nga rrethet shkencore me notat më të larta si vepra e parë letrare, me ndikim të madh në të gjithë shoqërinë njerzore. Po kështu edhe Omeri, që është autori i të dy poemave epike, Iliasit dhe Odisesë, vlerësohet si poeti më i madhe i të gjithë kohrave.

Ky libër duhet të jetë në të gjitha shtëpitë shqiptare, sepse i jep krenari racës sonë.

Në Ilias trajtohen me nivel të lartë artistik ngjarje nga faza e fundit e Luftës së Trojës, zhvilluar rreth vitit 1200 p.e.s., midis qytet-shteteve pellazge të Trojës dhe aleatëve të saj nga njera anë dhe qytet-shteteve të Mikenës, Spartës, Pylit etj., që shpesh së bashku janë quajtur akej, sepse krahina e tyre quhej Akaja, Peloponezi i sotëm. Lufta e Trojës zgjati 10 vjet, por në poemën e Iliasit janë trajtuar ngjarjet e vitit të fundit të kësaj lufte. Në vargjet e poemës përshkruhen me hollësi ngjarjet e ndryshme heroike nga kjo luftë, herojtë e betejave dhe sjellja e perëndive të Olimpit me Zeusin Pellazg në qendër, që përkrahnin herë njerin e herë tjetrin  hero të luftës.

Omeri është autori i parë në histori, që na e jep mjaft të qartë, që Zeusi dhe Dodona janë pellazgjike: “Ζεῦ ἄνα Δωδωναῖε Πελασγικὲ /“Zeusi është pjesë e Dodonës Pellazgjike”, Ilias, kënga 16, vargu 233.

Vitet e fundit kanë dalë në dritë katër çeshtje themelore, që lidhen me Iliasin e Omerit dhe që përbëjnë thelbin e këtij libri:

1-Nga analiza e disa pjesëve me vargje nga këngë të ndryshne të Iliasit të Omerit rezulton se të gjitha fjalët e vargjeve omerike përbëhet nga fjalë të lashta, që kanë kuptimin vetëm në gjuhën e sotme shqipe. Këto fjalë i përkasin gjuhës së lashtë pellazge, që ka zotëruar Europën dhe Mesdheun gjatë kohës së vonë të gurit, bronzit dhe  në kohën kur u shkrua Iliasi i Omerit, që sot mbijeton vetëm në gjuhën shqipe. Kështu është vërtetuar plotësisht se Iliasi i Omerit është vepër letrare madhore, e shkruar në gjuhën pellazge, që është forma më e lashtë i gjuhës shqipe.

2-Asnjëri nga përkthimet e Iliasit të Omerit, që ne kontrolluam, filluar nga përkthimi më i vjetër në gjuhën latine dhe përkthimet në gjuhët e tjera, shqipe, greke, anglisht, frengjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht, rumanisht, rusisht, çekisht, polonisht,  kroatisht, serbisht, estonisht dhe turqisht,  nuk mund të quhen “përkthime” të Iliasit të Omerit, sepse përmbajtja e këtyre “përkthimeve” nuk përputhen me përmbajtjen e origjinalit të kësaj vepre të Omerit. Kjo ka ndodhur nga fakti, sepse asnjeri nga përkthyesit e Iliasit të Omerit nuk e ka njohur gjuhën e Omerit. Për këtë arsye përkthyesit nuk kanë përkthyer  vargjet e Omerit, por kanë përkthyer vargje të tjera nga përkthime në gjuhë të ndryshme, të paraqitur si vargje të Iliasit të Omerit.

3-Edhe përkthyesit grek nuk kanë përkthyer vargjet nga teksti i Omerit, por vargje përkthimesh të tjera në gjuhë të ndryshme, paraqitur sikur kanë qenë përkthime të vargjeve të Iliasit të Omerit. Kështu bien mithi grek, që gjithë kohën e ka trajtuar Iliasin e Omerit si “vepër letrare në gjuhën greke” dhe Omerin poet grek. Omeri dhe autorët e tjerë antikë si Herodoti, por edhe të mëvonshëm, asnjë herë nuk i përmendin grekët në tekstet e tyre, sepse në kohën e tyre grekët ende nuk kishin ardhur në rajonin e Egjeut. Grekët kanë ardhë në rajonin tonë gjatë shekullit të parë p.e.s., kur edhe përmenden për herë të parë dhe morën emrin nga pushtuesit romak.

4-Për të shkruar Iliasin, nga Omeri, është përdorur alfabeti pellazg, i njohur në Ilirikun Qendror qysh gjatë gurvonit.  Alfabeti  i lashtë pellagjik gjatë peiudhës së hekurit, mijëvjeçarit të fundit p.e.s., u përshtat nga pothuajse të gjithë popujt mesdhetarë me origjinë pellazgjike, për të shkruar gjuhën e tyre: popujt e gadishullit Ilirik: ilirët, epirotët, dardanët, maqedonët, thrakët, dakët, paeonët dhe arvanitët; popujt e Azisë së Vogël: lidët, frigët, likët, karianët etj.; në Apenine: etruskët, mesapët, venetët, retët, kamunikët, lepontikët etj. Lidët e kanë shkruar gjuhën e tyre, mjaft mbishkrime ruhen në gjuhën e Lidisë së lashtë. Fillimisht alfabeti i lashtë i Lidisë është përdorur për të shkruar vargjet e Iliasit, më pas regullime janë bërë në Athinë.

Në Esmyrna të Jonisë, mbretëria e Lidisë dhe më pas në Athinë, gjatë shekullit të 8 p.e.s. ky alfabet u përdor gjerësisht me plotësime dhe zëvendësimet e nevojshme. Nga arvanitët grekët e kopjuan arfabetin pellazg, por e paraqesin, sikur është zbulim i tyre.

Para kulturës europiane shtrohet detyra tepër e rëndësishme dhe urgjente: 

Iliasi i Omerit duhet të përshtatet fillimisht në gjuhën shqipe dhe më pas të përkthehet në gjuhët e huaja, për ti shërbyer plotësisht qytetërimit modern. Për këtë duhet të ngrihet një redaksi e përshtatëshme, që të merret me përkthimin dhe redaktimin në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze.

Libri i ri ka 162 faqe formati A4, ka figura dhe kushton 2000 lekë/18 Euro.  Mund të kontaktoni autorët në messenger ose e-mail:luftulla.peza@gmail.com

Comment

*