Lirohen nga paraburgimi 4 të arrestuarit lidhur me listën e pagave

Tiranë, 10 janar 2022 – Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për 4 personat e arrestuar për publikimin e listës së pagave të më shumë se 630 mijë qytetarëve shqiptarëve.

Për Eni Qirjako gjykata ka vendosur masën e sigurisë detyrim paraqitje, ndërsa për Andi Agarain, Klodian Sotën dhe Endri Ikonomin ka vendosur masën e arrestit shtëpiak.

Qirjako dhe Agaraj akuzohen për veprën penale “shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim.

Sota akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Ikonomi akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv në sektorin privat”.

Sipas prokurorisë, Klodian Sota aa ka dhënë shtetasit Endri Ikonomi, kundrejt një shpërblimi prej 20 000 deri në 30 000 lekë, të dhënat e pagave të nxjerra nga databasa e “Sistemit Cats”, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë, të marra nga shtetasi Andi Agaraj, punonjës i IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

 VENDIMI I GJYKATËS

Vleftësimin si të ligjshëm ndalimit të personit nën hetim Eni Qirjako.

– Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim Eni Qirjako, atë të “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore të hënën e parë të çdo muaji ora 10.00” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

– Pranimin e kërkesës për caktimin si masë sigurimi ndaluese ndaj personit nën hetim E. Q., atë të “Pezullimi i ushtrimit të detyrës” të parashikuar nga neni 240/a/1 i K.Pr.Penale.

Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim Andi Agaraj. Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim Andi Agaraj, atë të “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.

Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim Klodian Sota. Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim Klodian Sota, atë të “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.

Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim Endri Ikonomi.

– Caktimin si masë sigurimi personale shtrënguese ndaj personit nën hetim Endri Ikonomi, atë të “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale.

(BalkanWeb)

Comment

*