Lista Serbe e përshëndet arritjen e marrëveshjes për letënjoftimet

Prishtinë, 27 gusht 2022 – Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes midis Kosovës e Serbisë për letërnjoftimet.

Lista Serbe thotë se kjo marrëveshje karëndësi të jashtëzakonshme për serbët e Kosovës.

“Për serbët që jetojnë në Kosovë e metohi kjo ka rëndësi të jashtëzakonshme, sepse populli ynë e dimë së miri se sa netë pa gjumë, shqetësimesh dhe ankthi ka kaluar për shkak të paqartësive që do të sillte 1 shtatori dhe masat e njëanshme të paralajmëruara nga Prishtina, si edhe tansionet në veri të krahinës”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.   

“U sigurua se askush nuk ka të drejtë t’i prekë letërnjoftimet e serbëve të Kosovës e Metohisë, me çka u provua edhe një herë prania e institucioneve të shtetit tonë në këto hapësira”, thuhet më tutje në komunikatë.  

Lista Serbe ia njeh meritat për arritjen e marrëveshjes Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Me këtë marrëveshje dhe me garancitë shtesë, të cilat me qëndrim të fortë e të pathyeshëm të Vuçiqit për mbrojtjen e interesave nacionale, para sëgjithash të serbëve në Kosovë e Metohi, mbrohen të drejtat e serbëve që të jetojnë të lirë e në mënyrë të dinjitetshme në vatrat e tyre”, thuhet në komunikatë.  

Kjo parti, e cila është krijuar dhe është nën kontrollin e plotë të Beogradit, paralajmëron se serbët e Kosovës nuk do të lejojnë të hiqen targat e automjeteve të tyre të lëshuara nga Serbia.  

“Nuk ka dyshim se kemi përpara sfida të shumta, por ne,serbët e Kosovës e Metohisë, porosisim se nuk do të lejojnë heqjen e tabelave të regjistrimit KM të shtetit të Serbisë dhe për këtë do të vazhdojmë të insistojmë dhe deklarojmë mbështetjen tonë të plotë udhëheqjes sonë për të gjitha betejat diplomatike që na presin, në mënyrë që të ruajmë paqen dhe stabilitettin në këto hapësira”, thuhet nëkomunikatë.

(r.m.)