Lista Serbe takohet me Palmerin, kërkon me ngulm krijimin e Asociacionit

Prishtinë, 31 maj 2021 – Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Mathew Palmer, është takuar sot në Prishtinë edhe me një delegacion të Listës Serbe, nëpërbërje të të cilit kanë qenë  Goran Rakiq, kryetar, dhe Dalibor Jevtiq e Igor Simiq, nënkryetarë.

Në një komunikatë të lëshuar nga kjoparti  thuhet se në takim është biseduar për situatën politike në Kosovë, për pozitën e kishës ortodokse serbe në Kosovë dhe për situatën e sigurisë.

Sipas njoftimit, drejtuesit e Listës Serbe kanë kërkuar zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Brukse, me theks në formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Në takim u diskutua për situatën politike në Kosovë, përpozicitën e popullit serb dhe kishën ortodokse serbe, por edhe për situatën e sigurisë. Veçanërisht është theksuar nevoja për respektimin e të drejtave të popullit serb, por edhe për të vazhduar dialogun Prishtinë – Beograd nën përkujdesjen e BE-së, por në dritën e zbatimit të marrëveshjeve të arritura deri tash, kryesisht në lidhje me Asociacionin e Komunave Serbe, me energjinë dhe me drejtësinë

“Në takim është  theksuar sidomos nevoja për respektimin e të drejtave të popullit serb, por edhe për vazhdimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës të mbështetur nga Bashkimi Evropian, dhe, në dritën e zbatimit të marrëveshjeve të deritanishme, kryesisht të lidhura me Asociacionin e komunave serbe, me energjinë dhe me gjyqësorin”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe në Facebook.

Në takim ka marrë pjesë edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett. (r.m.)