LSI: Rama ka frikë t’i kundërpërgjigjet Serbisë, barazia nuk dialogohet, por zbatohet

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama mbi solidarizimin ndaj Kosovës për reciprocitetin e targave me Serbinë. Sipas tij Rama  ka shumë frikë t’i thotë Serbisë të zbatojë dhe BE-së t’i kërkojë të ushtrojë trysni mbi të.

Më tej Vasili shkruan se Rama i kërkon Kosovës të dialogojë kur ajo ka plotësisht të drejtë.