Lulzim Basha jep dorëheqjen nga funksioni i kryetarit të Partisë Demokratike

Thekson se duhet bashkim për ta rikthyer Partinë Demokratike si një alternativë fituese

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dhënë pasditen e kësaj të hëne dorëheqjen nga funksioni i kryetarit të PD-së. Përmes një deklarate për media nga selia blu, Basha theksoi se këtë vendim e ndërmerr për t’i hapur rrugë një procesi zgjedhor, pasi sipas tij demokratët janë të lodhur nga përçarja.

Sipas tij demokratët janë të lodhur nga përçarja e gjuha denigruese dhe ndaj ai thekson se duhet bashkim për ta rikthyer Partinë Demokratike si një alternativë fituese.

“Për këtë jam i bindur se ka nevojë të nisë sa më parë një proces analize për ripërtëritje dhe më pas një proces transparent i lirë dhe i drejtë nga baza në qendër për të gjitha funksionet. Demokratët janë të lodhur nga konflikti i brendshëm nga fushata dhe gjuha e përçarjes”, tha Basha. (Panorama)

Mesazhi i plotë

Thellimi i krizës që përjetojmë prej vitesh ka për shkak kryesor mungesën e një qeverisje të përgjegjshme dhe të llogaridhënies. 25 prilli ishte një goditje e rëndë për demokratët, për demokracinë dhe për shpresat e shqiptarëve për ndryshim, pas 8 vitesh premtimesh te pambajtura, korrupsion dhe tallje me dhimbjet dhe hallet e njerëzve. Sepse vetem nje qeveri qe vjen si vullnet i njerëzve mund të ngrihet në nivelin e halleve të tyre dhe të kuptoje e ofrojë zgjidhje reale per njerezit.

Nje qeveri e tillë, me program dhe ofertë konkrete u pengua nga masakra zgjedhore që ndali ndryshimin me 25 prill.

Shpresa per tu ringritur përmes një opozite të fortë ka marrë për fat te keq prej afro nje viti po kështu goditje të njëpasnjëshme. Perpjekjeve tona per tu ofruar shqiptarëve nje opozitë të tille, përmes denoncimeve dhe goditjes së korrupsionit qeveritar në komisionet hetimore të aferave korruptive dhe hetimit të 25 prillit i është mbivendosur një luftë e brendshme.

Personalisht investova gjithcka për nje zgjidhje që do ti shërbente edhe Partisë Demokratike edhe transparencës. Sot nuk dua të ndalem në cfarë ka ndodhur e si ka ndodhur, kush kishte të drejtë e kush ishte gabim, këtë jam i bindur se do ta qartësojë koha.

Fatkeqësisht, përpjekja ime për ta mbajtur PD të bashkuar nuk arriti sukses. Unë dhe shume demokratë u përballëm me një fushatë sulmesh te paparimta dhe te pavërteta që krijuan një frymë përcarje, dhe si rezultat sot Partia Demokratike po përjeton një krizë të thellë.