Maas. Dialogu Kosovë – Serbi, kyç për perspektivën evropiane të rajonit

Prishtinë, 11 maj 2021 – Gjermania ka përsëritur qëndrimin se dialogu Kosovë – Serbi është kyç për procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Këtë qëndrim e ka shprehur ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, në një bisedë telefonike që ka pasur të martën me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Për Gjermaninë është prioritet që për shtetet e Ballkanit Perëndimor të sigurohet perspektivë brenda Bashkimit Evropian. Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është kyç për këtë epilog”, citohet Maas nga Ministria eJashtme e Gjermanisë.

“Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor është një çështje thelbësore për politikën e jashtme të Gjermanisë dhe dialogu me Serbinë është kyç”

Kryeministri Kurti e ka quajtur produktive bisedën me shefin e diplomacisë gjermane, por nuk ka thënë asgjë për dialogun. Ai ka thënë se me ministrin Maas kanë folur për lidhjet e fuqishme bilaterale.

“Një bisedë produktive me ministrin e jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, me theks në perspektivën evropiane të Kosovës dhe lidhjet tona të forta. Gjermania është anëtare kyçe e BE-së dhe ne ndajmë të njëjtin vizion për një Ballkan Perëndimor demokratik, të përkushtuar për pranim të plotë në BE dhe në NATO”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Ministri i Punëve të Jasthmetë Gjermanisë, Haiko Maas, gjatë vizitës në Kosovë, kishte deklaruar se dialogu me Serbinë është rruga e Kosovës drejt Evropës.

(r.m.)

Comment

*