MAESTRO KODRA…

Nga Visar Zhiti

Mjafton firma e Ibrahim Kodrës, që është “si një vizatim më vete”, siç i thoshte miku i tij, Picasso, mjaftojnë ca ngjyra të tij, një pikturë e varur në mur, për të mos besuar në mungesën e tij. Ai ishte i vërtetë si piktura, gazmor si ngjyrat e saj, i trishtuar si ato linja të frymëzuara, i zgjuar si kumtet e tyre, fëmijë si vizatimi i parë, i çiltër si e qeshura, i thellë si fundet e deteve që pikturoi, i madh si “Shqipëria fantastike”, që na la, gjení aq sa prurja që i solli pikturës europiane nga Italia, në Milanon ku jetonte… Mbi 6.000 vepra të shpërndara në të gjithë kontinentet, në mbarë botën…

Ishte fat njohja me të, vlerë jete miqësia e tij, pasuri qoftë dhe një vizatim rastësor mbi gazetën e ditës. I veçantë dhe i madh. Ai mbetet Njeri. Iku në 7 shkurt, para 16 vjetësh. 16 imazhe të tij “të rastësishme” po i sjellim këtu për të dëshmuar diçka nga malli njerëzor, se e kujtojmë përherë dhe, siç thotë një poet i madh, “ne jemi ajo që kujtojmë”…

Comment

*