Mali i Zi dhe Kosova e heqin taksën e sigurimit për automjete

Podgoricë, 25 qershor 2021 – Të premten, në Podgoricë u nënshkrua marrëveshja për heqjen e taksës së sigurimit të automjeteve ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës.

Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i Zyrës Kombëtare të Sigurimit të Malit të Zi, Boris Shaban, dhe  drejtori i përgjithshëm i Byrosë Kosovare të Sigurimit, Sami Mazreku.

Marrëveshja parashikon që shtetasit e Malit të Zi dhe ata të Kosovës të mos paguajnë sigurimin për automjete në vlerë prej 15 eurosh, me rastin e hyrjes në të dy vendet.

Kjo marrëveshje hyn në fuqi nga 1 korriku.

Në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes morën pjesë edhe Zëvendës-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, dhe Zëvendës-kryeministrja e Kosovës, Emilja Rexhepi.

(r.m.)   

Comment

*