Mali i Zi forcon masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19

Podgoricë, 29 dhjetor 2021 – Nga 2 janari 2022, NëMal të Zi do të hyjnë në fuqi masa të reja për parandalimin e përhapjes së pandemisë së koronavirusit.

Ministrja e Shëndetësisë, Jelena Boroviniq – Bojoviq, në një konferencë të jashtëzakonshme për gazetarë, bëri të ditur se kushdo që dëshiron të hyjë në Mal të Zi, qoftë shtetas i vendit apo i huaj, duhet të paraqesë në pikat kufitare të vendit dëshmi se i kamarrë të dyja dozat e vaksinës, por jo më shumë se 6 muaj nga marrja e dozës së dytë,me dëshmi se e ka kaluar Covidin jo më pak se 10 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testi pozitiv PCR ose testi i shpejtë antigjen ose të posedojë test negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë apo test të shpejtë Antigjen jo më të vjetër se 48 orë.

Megjithatë, shtetasit e Malit të Zi dhe shtetasit e huaj me leje qëndrimi në Maltë Zi, do të mund të hyjnë edhe pa ndonjërën nga këto dëshmi, por duhet të qëndrojnë 10 ditë në vetizolim.

“Shtetasit e Malit të Zi dhe të huajt me qëndrim të përkohshëm, mund të hyjnë në vend pa këto dëshmi, por do të duhet të qëndrojnë 10 ditë në vetizolim, i cili mund të ndërpritet jo më herët se tri ditë pas një testi negativ për COVID-in”,ka thënë ministrja Bojoviq.

Qeveria e Malit të Zi i ka miratuar edhe disa masa të reja për parandalimin e përhapjes së pandemisë, të cilat do të zbatohen nga 31 dhjetori deri më 12 janar të vitit të ardhshëm.

Grumbullimi i njerëzve në vende publike të mbyllura do të jetë i ndaluar.

Më 31 dhjetor dhe më 1 janar, restorantet, kafenetë dhe hotelet do të punojnë me orar të kufizuar.

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi janë regjistruar 1.507 raste të reja pozitive me koronavirus dhe tri viktima. Numri më i madh i rasteve të reja është regjistrua në Podgoricë (811), në Nikshiq (112), në Cetinë (106) dhe në Kotorr (103). Në Ulqin janë regjistruar 8 raste të reja pozitive.

Sipas autoriteteve shëndetësore, dy javët e fundit, numri i rasteve të reja pozitive është rritur për 81 për qind.

(r.m.)