Mali i Zi i shpall persona non grata katër diplomatë rusë

Podgoricë, 7 prill 2022 – Ministria e Jashtme e Malit të Zi, të enjten, i shpalli persona të padëshiruar edhe katër diplomatë të Ambasadës së Federatës Ruse në Mal të Zi.

“Nota formale për këtë vendim, ku parashikohet një afat prej shtatë ditësh për t’u larguar nga territori i vendit tonë, i është dorëzuar sot ambasadorit rus “ thuhet në njoftimin e ministrisë.

“Ministria Jashtme malazeze e ka marrë vendimin në bazë të vlerësimit të organeve përkatëse të sigurisë në Mal të Zi për veprimtarinë e diplomatëve rusë dhe sipas nenit 9 të Konventës së Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike”, bënë të ditur kjo ministri.

Në fillim të marsit Ministria e Jashtme e Malit të Zi e ka shpallur person të padëshiruar edhe një diplomat të Ambasadës së Federatës Ruse në Podgoricë.

(Zëri i Amerikës)