Manastirliu thërret për vaksinim pas shtimit të vdekjeve nga COVID-19

Duke u ndalur tek situata në spitale, Ministrja e Shëndetësisë tha se shumica dërrmuese e të shtruarve janë të pavaksinuar

Knid Ndrenika

Ndërmjet datave 20-24 shtator 2021, COVID-19 u ka marrë jetën 38 shtetavse në Shqipëri.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se shumica dërrmuese e të shtruarve në spitale janë të pavaksinuar kundër COVID-19.

Ministria ndërkaq njoftoi se nisur nga rritja e numrit të personave që kanë ndërruar jetë për shkak të COVID-19 në ditët e fundit, zonja Manastirliu, iu drejtua qytetarëve për t’u vaksinuar si “mënyra më të shpejtë për t’iu afruar fundit të pandemisë”.

Zonja Manastirliu tha se vaksinimi nuk duhet neglizhuar “duke dëgjuar broçkullat e kujt nuk ka as edhe një minimum humanizmi dhe përgjegjshmërie. Sfida që disa i bëjnë shkencës dhe mjekësisë, refuzimi për të pranuar mendimet e ekspertëve më të mirë në Botë, që thonë se vaksina është arma më e fuqishme që ka sot njerëzimi, është një mendjelehtësi që ka pasoja të rënda. Dhe pasojë më të rëndë se sa humbja e jetës, unë nuk di të ketë”.

Në këndvështrimin njerëzor ministrja nuk e theksoi detyrën, por theksoi se “si vajzë, si motër dhe si nënë, të gjithë atyre që ende nuk janë vaksinuar. Vaksinohuni për të shpëtuar jetën tuaj dhe të njerëzve tuaj të afërm”.

“Edhe pse shifrat e infeksioneve të shkaktuara nga Covid-19 kanë pësuar një ulje të lehtë në ditet e fundit, për fat të keq, e njëjta gjë nuk ka ndodhur me fatalitetet. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në spitalet tona Covid, shumë qytetarë nuk kanë mundur të fitojnë betejën për jetën. Sipas raportimit nga spitalet COVID 95 % e rasteve shtrimeve në spital janë të pavaksinuar. Po kështu shumica dërrmuese e viktimave në Spitalet “COVID”, janë jetë njerëzish që e humbën luftën, për shkak të mosvaksinimit”-tha ajo.

Sipas qeverisë, raste e vaksinuar e kalojnë sëmundjen pavarësisht nëse janë shtruar ose jo në spital, me një nivel 22 herë më të ulët në krahasim me incidencën e rasteve, të pavaksinuar, raportoi korrespondenti i RTK-së Denion Ndrenika.

Ministrja thotë se kjo tregon vlerën që ka vaksinimi dhe mbëhstetet siç nënvizon te “fakti që në të dhënat tona javore incidenca e sëmundjes është tepër e lartë tek të pavaksinuarit, si matje rezulton 20-30 herë më e lartë, tregon efektin domethënës të vaksinave”.

Shqipëria vazhdon vaksinimin prej janarit 2021 në çdo Qendër Shëndetësore dhe Pikë të Përqëndruar tërë javën, pa puhsim për të gjithë shtetasit mbi 18 vjeçarë duke paraqitur vetëm kartën e identitetit.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,693,555 doza të vaksinës ndaj COVID19, ndërsa 760,960 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës. Deri tani kanë mbërritur në Shqipëri 2,045,310 vaksina kundër COVID-19.