Manastirliu: Vaksinim pedagogëve dhe studentëve për t’u kthyer në universitet

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përcolli procesin e vaksinimit të studentëve në Kampusin e Universitetit të Durrësit

Knid Ndrenika

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se të gjithë dëshirojnë që që të mos ketë më ndërprerje të shkollave dhe as mësime të alternuara, por është me rëndësi vaksnimi i studenhtëve dhe trupave pedagogjike.

Ministrja theksoi se kjo është e nevojshme që të kryhet çfarë dëshirohet dhe synohet që mësimi tashmë të bëhet në auditoret e universiteteve.

Andaj, ajo theksoi se “e vetmja mënyrë që mësimi të vijojë normalisht, të zhvillohet në auditore, sipas programeve përkatësë të çdo universiteti dhe fakulteti, është pikërisht që të vaksinohemi”.

Ministrja e Shëndetësisë përcolli procesin e vaksinimit të studentëve në Kampusin e Universitetit të Durrësit.

“Tashmë kemi hyrë në një fazë tjetër të fushatës së vaksinimit të personave mbi 18 vjeç dhe të gjitha strukturat e shëndetësisë janë në terren. Gjatë kësaj jave ne kemi filluar bashkëpunimin me strukturat e arsimit të lartë. Ju e shihni që tashmë vetë rektorët janë të angazhuar, të gjithë stafet e tyre për të njoftuar studentët që kjo javë është javë vaksinimi. Sepse duke filluar nga java tjetër do të duhet që të paraqesin kartën e vaksinimit për vijimin e procesit normal mësimor”,-tha zonja Manastirliu.

Gjithashtu ministrja i bëri thirrje qytetarëve për t’u vaksinuar si “e vetmja armë që të shpëton jetën”.

Ajo citoi ekspertët të thonë se konfirmohet ditë pas dite që jo vetëm efektiviteti i vaksinës përsa i përket uljes së transmetueshmërisë por gjithashtu vaksina mbron deri në 100% format e rënda të sëmundjes dhe gjithashtu dhe fatalitetet.

Shqipëria ka kryer 1,803,799 doza të vaksinës ndaj COVID-19 që kur fushata filloi në janar 2021.

Gjithsej 834,469 qytetarë i kanë kryer të dy dozat kundër COVID-19, ndërsa më datë 11 tetor u injektuan 6,339 vaksinime në të gjithë Shqipërinë.