Manja takon euroambasadorët

“Sot ishte një ditë e bukur për drejtësinë!”- tha ministri i Drejtësisë Ulsi Manja në Tiranë.

AI u takua me ftesë të euroambasadorit Luigi Soreca dhe bisedoi me të si dhe të gjithë ambasadorët e vendeve të BE mbi nevojat dhe sfidat për konsolidimin e Reformës në drejtësi, domosdoshmërinë e përmbylljes së procesit te vettingut nga organet e vettingut dhe për mbështetjen e shkollës së magjistraturës.

“Mbështetja e pakursyer e miqve të Reformës në Drejtësi mbetet thelbësore për ruajtjen e besimit të publikut tek drejtësia e re dhe luftën kundër korrupsionit në Shqipëri!”-tha Manja.

Ai shtoi se ishte i hapur për bashkëpunim konkret me të gjithë aktorët e drejtësisë së re, në koordinim dhe në dakordësi të plotë me të gjithë miqtë e Reformës së Drejtësisë dhe të Shqipërisë!