Maqedonia e Veriut kërkon nga Kosova ekstradimin e Afrim Ismailoviqit

Shkup, 3 prill 2021 – Autoritetet e Maqedonisë së Veriut kërkojnë nga Kosova  ekstradimin e Afrim Ismailoviqit, njërit nga të dënuarit me burgim të përjetshëm për rastin “Monstra”.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Afrim Ismajloviq është ndaluar nga Policia e Kosovës të premten. pas një aksidenti trafiku në Hajvali të Prishtinës.

Sektori për bashkëpunim policor ndërkombëtar i MPB-së është informuar nga policia e Kosovës për ndalimin e Afrim Ismailoviqit, kundër të cilit ishte shpallur arrest ndërkombëtar. Policia maqedonase është në pritje të ekstradimit të tij pas skadimit të ndalimit prej 48 orësh.

Ekstradimin e Ismailoviqit e kërkoi edhe kryeministri, Zoran Zaev.

“Ne prej më herët kemi kërkuar ekstradimin dhe presim që pushteti i ri i Kosovës të respektoj marrëveshjet ndërkombëtare, për të cilat janë zotuar edhe Kosova edhe Republika e Maqedonisë së Veriut. Kjo do ta përforcoj edhe më shumë bashkëpunimin mes dy vendeve. Pres që pushteti i Kosovës mike, ta respektoj të drejtën dhe marrëveshjet ndërkombëtare dhe ta ekstradojnë personin”, deklaroi kryeministri, Zoran Zaev, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Sipas autoriteteve maqedonase, në Kosovë ndodhet edhe Alil Demiri, një tjetër i dënuar me burgim të përjetshëm për rastin “Monstra”.

Ismailoviqi dhe Demiri, së bashku me tre shqiptarë të tjetër janë shpallur fajtorë për vrasjen e pesë të rinjëv maqedonas, pranë liqenit të Smillkovës, rreth 12 kilometra nga Shkupi, më 12 prill 2012.

Agim Ismailoviq, vëllai i Afrim Ismailoviqit, është dënuar me burgim të përjetshëm ndërsa dy të tjerë, Fejzi dhe Haki Aziri, janë dënuar me 15 dhe 9 vjet burgim.

Tre prej tyre janë dënuar për veprën “terrorizëm dhe destabilizim” ndërsa dy të tjerët për ndihmë në kryerjen e veprës.

Një person tjetër është liruar nga akuza, në mungesë të provave.

Vendimi i gjykatës ka shkaktuar reagime në sallën e gjykimit, nga mbrojtësit dhe nga të dënuarit, ndërsa në Shkup janë mbajtur janë mbajtur edhe protesta të cilat kanë përfunduar me akte të dhunshme.

Familjarët e të dënuarve dhe mbrojtësit, por edhe partitë politike të opozitës,  pretendojnë se bëhet fjalë për një proces gjyqësor të kurdisur. Sipas tyre, të dënuarit nuk janë autorët e vërtetë të vrasjes së pesë të rinjve maqedonas. Sipas tyre, por janë struktura parapolitike që kishin qëllim ta përdornin këtë akt criminal për destabilizimin e Maqedonisë së Veriut.

Edhe kryeministri Zoran Zaev, kur ishte në opozitë, kishte hedhur dyshime se personat tashmë të dënuar nuk ishin autorët e kësaj vrasjeje të rëndë.

(r.m.)

Comment

*