Marko Kepi, shtron iftar për besimtarët shqiptar muslimanë në Staten Island – Nju Jork

Nga Beqir SINA – New York
Promovohet projekt-ideja “’Illirian House’ një Qënder e cila do jetë në dobi të mbare Komunitetit Shqiptar ne New York STATEN ISLAND NYC : Marko Kepi , kandidati për një vend në Këshillin e Bashkisë për qytetin Nju Jork, Distrikti 50 në Staten Island, të Ejten në Hilton Hotel – shtroi vaktin e Iftarit në natën e 24 të Ramazanit, muajin e shenjtë mysliman, për të gjithë shqiptarët në zonën e tij elektorale.
Të pranishmëm në darkën e organizuar nga Marko Kepi, përfshinin rreth 50 besimtar muslimano-amerikane, mes tyre dhe besimtare si Sulltana Perezic, Sebija Perezic dhe Fatime Vukovic, si dhe të ftuara nga besimet e tjera.
Në mesin e të ftuarve ishin edhe disa lider dhe veprimtarët e dalluar të komunitetit nga ishulli i Staten Island, përfshirë Sali Bollatin, Dul Perashi ish kryetar i Krajes, Dash Miftari kryetari i Dibres, Safet Llola kryetar i Shoqates Ana e Malit, Belul Qoku, dhe miku i tij Dino, bisnesment e suksesshem Emin Lata, Ylber Pilku, Agron Damzi, Blendi Bekteshi, e tjer.
Po ashtu ne mesin e pjesmarresve ishin edhe dy bokseirët e talentuar te komunitetit Reshat Mati, dhe Arjan Iseni, të cilët ishin midis pjesëmarrësve në organizuar darkën, e iftarit organizuar nga Marko Kepi, vakt iftari e cila u zhvillua në javën e fundit të muajit të shenjët Ramazanit.


Vaktin e iftarit simbas traditës e hapi Jasim Gjokaj, me një lutje rasti.
Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, myslimanët e agjërueshëm abstenojnë nga konsumimi i ushqimit dhe ujit nga lindja në perëndim të diellit, si dhe nga pirja e duhanit, aktiviteti seksual, thashetheme dhe aktivitete të tjera.
Shqiptarët kan një lidhje të vecantë ndërfetare sidomos eshte per tu dalluar ajo në respektimin e festave fetare, të cilat dëshmojnë bashkejetesën tonë çdo ditë, çdo fest dhe në çdo rast. Edhe kjo bashkejetes dallon jo vetëm në vendorigjinën tonë, por edhe gjithkund ku jetojnë, shqiptarët ne diaspore.
Një shembull të tillëqe është shenuar disa herë edhe në Nju Jork,e shtetet e tjera ku me se shumti jetojn shqiptaret ne Amerike, jan lider, indidvid, dhe politikanët e njohur shqiptar në SHBA, qe në çdo muaj Ramazani, kan shtruar ndonje vakt iftar për vëllezërit e tyre musliman, shqiptaro amerikan ne shenje respekti.
Perkatësisht e till ishte pjesmarrja edhe ne Iftarin e shtruar në Staten Island të Nju Jorkut, te Ejten ku kanë qenë të ftuar dhjetra shqiptarë, në mesin e tyre , biznesmen dhe veprimtarë te dalluar që kanë kontribuar nder vite për cështjen kombëtare në kohët më të vështira.

Promovohet projekt-ideja “’Illirian House’ një Qënder e cila do jetë në dobi të mbare Komunitetit Shqiptar ne New York


Marko Kepi , kandidati republikan për anëtar i Këshillt të Bashkisë së qytetit Nju Jork, nga Distrikti 50 që përfshin Staten Island, ne zgjedhjet e 22 qershorit, ka prezantuar për elektoratin e tij shqiptar ne kete event, një pjesë të programit të tij të kësaj fushate, ku si deklaroi vet Kepi, në fokusin kryesor të tij do të jetë një projekt dinjitoz, realizimi i Qendrës Kulturore “Illyria House” . Në broshurat e shpërndara me këtë rast thuhet se ajo do jetë një shtëpi e ngrohtë me dyer të hapura për të gjithë shqiptarët, që do kthehet në vatrën ku do bëj bashkë të vegjël e të mëdhenj, të rinj dhe të moshat e treta.
“Kjo Qendër do shërbejë si një ambient ku do ofrohen kurse të gjuhës shqipe dhe asaj angleze dhe ku shqiptaret mund te aplikojn per punesim, dhe për të gjithë atë që kan menduar edhe për gjyshërit tanë të cilët tashmë do kenë vend-takimin e tyre, për t’u argëtuar dhe pse jo për të qënë sa më afër traditës shqiptare.” sqaron Kepi duke shtuar se:
“’Illirian House’ një Qënder e cila do jetë në dobi të Komunitetin, dhe që do promovoj kulturën shqiptare, dhe do mbaj gjallë gjuhen shqipe nder brezat e rinj që lindin në Amerikë me prejardhje shqiptare.”

Comment

*