Marrëveshja e Konçulit, është koha të rishikohet!

Sot, pikërisht më datën 20 Maj, jan dy dekada të plota nga  arritja e nënshkrimit të Marrëveshjes së Konçulit

Refik Hasani
 
Shkruan: Refik HASANI
 
Asnjë takim nuk është mbajtur për tukonsultuar, vlerësuar implementimi i këtyre pikave në praktik.Tani edhe pas këtyreviteve, të gjitha anët pozitive dhe negative kemi munduar t’i shohim të ksajmarrëveshje. Për këtë kohë edhe nenet dhe preambulla e çdo kushtetute më tëavancuar do të dilte në pah se çka duhet të përmirësohet.Popullata shqiptareishte ngritur në kryengritje të armatosur dhe përmesë Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc UÇPMB-së mbrojti pragun, nderin dhedinjitetin e Shqiptarëve.
Me kërkesën dhe këmbëngulësinë efaktorit politik u vendos që luftimet duhet të ndërpriten se do të garantohentë drejtat individuale dhe kolektive të kësaj Krahine. Me ndërmjetësimin efaktorit ndërkombëtar, në emër të tyre, marrëveshjen e nënshkroi i dërguari i NATO-s, z.Pieter FEITH, i cili ndërmjetësoi vazhdimisht ndërmjet Qeverisë sëBeogradit dhe UÇPMB-së.
Kjo marrëveshje ishte rezultat që u arrit duke u konsultuar të gjithë liderët e partive politike, Drejtues politik të Ushtrisë sonë dhe Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare përPreshevë,Medvegjë e Bujanoc , z. Shefket MUSLIU.
Nga  dy dekada të plota pas, kjo marrëveshje kashumë arsye të rishikohet, pasi: Beogradi jo që nuk e ka respektuar marrëveshjen e Konçulit, por i ka shtuar forcat e armatosura, paramilitare, forcat e rregullta, forcat policore, grupet e civilëve të armatosur, paramilitarët, gardën kombëtare, Milicinë, Policinë kufitare, rezervistët ushtarakë, Policinë ushtarake dhe shërbimet e inteligjencës. Edhe pse jemi dëshmitarë të kohës, deri më sot askush nuk ka kërkuar që kjo marrëveshje të plotësohet, duke u përmirësuar me elemente që me kohë nuk janë paraparë
– Prezenca e forcave serbe është shtuar edhe më shumë në këto zona,
– Amnistia e ish-ushtarëve të UÇPMB-së nuk është respektuar,
– Kemi baza të shumta ushtarake në vendbanime e lokalitete të  kësaj Krahine shqiptare,
– Forcat e të gjitha llojeve të Beogradit jo që janë tërhequr nëpër kazerma, por edhe më shumë pozicionohen nëpër vendbanimedhe lokalitete shqiptare,
– Policia Multietnike nuk është instaluar në bazë të përqindjes së popullatës së kësaj Krahine,
– Shqiptarët në hierarkinë komanduese nëpolicin multietnike nuk janë të përfaqësuar,
Së paku të tërhiqet vëmendeja qëpikat e kësaj nuk janë duke u respektuar.
Çdo nismë për të filluar që kjomarrëveshje të plotësohet me elemente nga terreni. Vendbanimet dhe lokalitetet shqiptare për çdo ditë ballafaqohen me telashe duke u përballur me vështirësidhe me padrejtësi të madha. Kjo të rikthehet edhe një herë nënjë marrëveshje ose të shpallet botërisht se Qeveria e Beogradit është shkelësi i kësaj Marrëveshje. Është në interes të ruajtjes së sigurisë dhe investimin përsjelljen e paqes i faktori ndërkombëtar, përveç që bëri ndërmjetësimin, nukështë e mjaftueshëm, pasi edhe duhet të monitorojë respektimin në tërësi tëpikave të kësaj marrëveshje. Popullata shqiptare nga kjokrahinë tanimë ka krijuar një identitet dhe përvojë, ka ditur të organizojëreferendumin më 1 e 2 mars 1992 për një Autonomi Territoriale dhe me të drejtëbashkëngjitjeje me shtetin Amë.
Mbi të gjitha ka ditur ta bartëbarrën për organizimin dhe formimin e ushtrisë për çlirimin e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës. Por, edhe do të marrë përgjegjësit e kësaj ane kanëditur dhe kanë kërkuar për ndërprerjen e luftimeve dhe uljen në tryezën ebisedimeve dhe kjo të bëhet me një marrëveshje që do ta implementohej dhe që dota garantonte faktori politik dhe ushtarak ndërkombëtar.
Kur kemi ditur të gjithë këtoështë momenti pasi pikat e marrëveshjes nuk janë askund duke u respektuar,atëherë duhet të kërkojmë unanimisht të dalim me një qëndrim për këtëmarrëveshje. Më së paku përmendët dhe asnjë takim a konsultim nuk është mbajturas pas dy dekadave të plota.  Shumë pak zihet në gojë kjo marrëveshje,prandaj të gjithë akterët duhet të kërkojn të rishikohet pasi nuk është implementuarsi duhet.
Pala Serbe ishte pyetur, konsultuar edhe përdetaje, por nuk kishte pranuar të nënshkruante, prandaj pikërisht kjo palë askund nuk i’u ka përmbajtur pikave të këtij dokumenti çështja e pazgjidhur e Krahinës Shqiptare.
 
(Autori, përveqë këtij vështrimika edhe një punim të prezentuar në konferencë shkencore mbi rolin dhe rëndësine marrëveshjes së Konçulit). 20 Maj 2021