Masat kundër COVID-19 në Kosovë godasin shtetasit e Shqipërisë

Prishtinë, 30 gusht 2021 – Shtërgimi i masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në Kosovë i ka goditur edhe shtetasit e Shqipërisë.

Të hënën, autoritetet kufitare nuk i kanë lejuar të hyjnë në Kosovë shtetasit shqiptarë që nuk posedojnë “pasaportë” të vaksinimit kundër COVID-19 ose test negative PCR.

Mediet në Kosovë raportojnë se në vendkalimin kufitar midis Shqipërisë e Kosovës, në Vërmicë, të hënën në mëngjes është krijuar radhë e gjatë e automjeteve të shtetasve shqiptarë që ishin nisur drejt Kosovës.

Shumë prej shtetasve që janë krhyer prapa kanë shprehur revolt ndaj autoriteteve të Kosovës. Shumica prej tyre kanë thënë se vijnë në Kosovë për të punuar, prandaj ata janë shumë të goditur me masat e reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës.

Disa prej tyre kanë paralajmëruar madje edhe bllokimin  e rrugës për shtetasit e Kosovës që udhëtojnë në Shqipëri, pasi atje nuk kërkohet “pasaporta”e vaksinimit apo testi negative PCR.

“Ne shkojmë dhe punojmë në Kosovë. Nëse nuk bëhet ndonjë zgjidhje ne do të bllokojmë rrugën, në mënyrë që as ata të mos vijnë këndej dhe as ne të mos shkojmë andej”, ka  thënë njëri prej shqiptarëve të revoltuar.

Masat e reja kundër përhapjes së koronavirusit në Kosovë kanë hyrë në fuqi të dielën. Ndër këto masa është edhe ndalimi i hyrjes në Kosovë të udhëtarëve që nuk kanë dëshmi se janë vaksinuar ose nuk kanë test negative për COVID-19.

Kjo masë nuk vlen vetëm përshtetasit e huaj që hynjnë në Kosovë, por edhe për shtetasit e  Kosovës që kthehen nga udhëtimi në ndonjë vend tjetër.

Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë masa shtërguese kundër koronavirusit pas rritjes dramatike të numrit të viktimave dhe të të infektuarve nga koronavirusi. Të dielën në Kosovë u regjistrua shifër rekorde e viktimave të koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se 36 persona vdiqën nga pasojat e infeksionit nga COVID-19  në 24 orë.

(r.m.)