Mbaron takimi për afganët i amb. së SHBA-së, Kim me MJ, Xhaçka (video)

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka priti ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Juri Kim

Knid Ndrenika

https://wetransfer.com/downloads/9b345964d284bac1e833aa5bdf9664bf20210817104924/045f92a0e5feda00f5461d5299fa78cc20210817105008/070ebc

Tirana dhe Uashingtoni thonë se nuk kanë ende numër të saktë të afganëve që do të strehohen në Shqipëri pas largimit nga vendi i tyre për shkak të rikthimit të talebanëve në pushtet.

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ambasadorja amerikane Juri Kim thanë se situata po ndryshon shumë shpejt në Afganistan.

Ambasadorja Kim (Yuri Kim) dhe ministrja Xhaçka konfirmuan se këtë të martë me gjasë mbërrijnë afganët e parë.

Afganët e parë besohet të strehohen në Tiranë dhe në Durrës përfshi konviktet e studentëve si dhe hotelerinë e Durrësit pasi të mbërrijnë sipas parashikimeve rreth orës 16 e 30 në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit “Nënë Tereza”.

Ministria tha se siguronte pritjen e afganëve që u rrezikohet jeta nga rikthimi i talebanëve në pushtet.

“Patëm një takim shumë të frutshëm për një situatë shumë dinamike, të cilën që po e ndjekim minutë pas minuti”-tha zonja Xhaçka.

Ambasadorja Kim theksoi se “kshim një takim shumë të mirë” dhe se “ne jemi të prekur nga vendimi i Shqipërisë për t’i dhënë strehim të përkohshëm afganëve”.

“Afganët do të vijnë në varësi të linjave ajrore të SHBA-së, – vijoi zonja Kim. – Për momentin kemi mijëra afganë të strehuar në SHBA dhe nuk dimë si do bëhet shpërndarja”.

Ambasadorja shtoi se “detajet nuk janë vendosur ende, por në të ardhmen do të koordinohemi ngushtësisht”.

“Ne nuk kemi një numër të saktë ende, sepse situata po ndryshon shumë shpejt. Njerëzit do të vijnë këtu përkohësisht dhe më pas do të vendosen në Shtetet e Bashkuara dhe disa po shkojnë menjëherë atje”-theksoi zonja Kim.

Ministria e Jashtme ftoi mediat të paraqiteshin sa më shpejt për konferencë të mundshme për gazetarë pas takimit të ministres Xhaçka me ambasadoren Kim.

“Shqipëria dhe shqiptarët janë cilësuar si popull që u japin strehim, duke përkujtuar edhe vitet ‘90 kur u larguan nga vendi. Por, kjo është diçka që bota duhet ta dijë dhe të gjithë duhet të jenë mirënjohës ndaj Shqipërisë”-tha gjithashtu ambasadorja amerikane.

Comment

*