Mbërrijnë 259 fëmijë, gra e burra afganë në Shqipëri

Të tjerë shtetas nga Afganistani kanë mbërritur pasditen e sotme në aeroportin e Rinasit. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja për Evropën dhe punët e Jashtme Olta Xhaçka e cila ka publikuar në Facebook fotot nga momenti i mbërritjes së tyre.

“259 fëmijë, gra e burra të larguar nga Mazari Al Sharif, kanë mbërritur pak më parë në aeroportin e Rinasit. Falë koordinimit me partnerët, ata kanë tani një strehë të sigurt, duke rikonfirmuar edhe njëherë seriozitetin dhe përkushtimin e Shqipërisë, për shpëtimin e qindra qytetarëve afganë,” shkruan Xhaçka në Facebook.

Deri tani numri i afganëve që kanë ardhur në Shqipëri është mbi 700 ndërsa destinacion përfundimtar kanë Amerikën.