Mbërrin në Shqipëri 31,590 doza vaksinash “Pfizer”

31,590 doza të tjera të vaksinës Pfizer mbërritën mbrëmjen e sotme në aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në mbi 1 milion e 950 mijë numrin e vaksinave anti-Covid të mbërritura në vendin tonë.

Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu teksa dha lajmin apelon qytetarët që të mos hezitojnë për asnjë moment por të vaksinohen.