Mbështetje shqiptare për një kandidat republikan në New Jersey

Veprimtaria e radhës në një seri takimesh me kongresistë e kandidatë për Kongres, të të dy partive kryesore amerikane, që synon rigjallërimin e lobimit në Washington

Akivisti i njohur i komunitetit tonë në SHBA, Arben Krasniqi organizoi dje një takim fondmbledhës në restorantin e tij në West Milford, New Jersey për z. Frank Pallotta, i cili kandidon për në Kongresin Amerikan nga Partia Republikane.

Merrnin pjesë aktivistë të komunitetit, të cilët premtuan mbështetjen e tyre për z. Pallotta. Ndërsa, kandidati, në fjalimin e tij, veç të tjerash, tha se do të angazhohet për të mbrojtur interesat e shqiptarëve nëse zgjidhet në Kongresin Amerikan.

“Falenderoj z. Arben Krasniqi dhe komunitetin shqiptar për mbeshtetjen”, tha kandidati Pallotta. “Jam e do të jem mik i shqiptarëve”.

Edhe shqiptarët shprehën besim te përkushtimi i tij.

“Frank Pallotta do të jetë një zë i fuqishëm për shqiptarët në Kongresin Amerikan. Besoj se ai do të fitojë në këtë garë me programin e tij, me te cilin përfitojnë në radhë të parë amerikanët, por edhe shqiptarët”, tha z. Krasniqi.

Në takim ishte e pranishme edhe kryetarja republikane e bashkisë së West Milford, znj. Michele Dale.

Kjo ishte veprimtaria e radhës, në një seri takimesh me kongresistë e kandidatë për në Kongres nga komuniteti shqiptar me synimin për të rigjallëruar lobimin në Washington.

“Shqiptarët e Amerikës, ashtu si në të kaluarën vazhdojnë të mbështesin kandidatë nga të dy partitë kryesore të Amerikës dhe kjo është tejet pozitive për të ndihmuar veçanërisht çështjen e Kosovës, në forcimin e shtetesisë dhe mbështetjen e administrates amerikane”, tha botuesi i gazetës “Illyria”, z. Vehbi Bajrami i cili mori pjesë në takim. (r.a.)

One Response to “Mbështetje shqiptare për një kandidat republikan në New Jersey”

Read below or add a comment...

  1. Sami Repishti, P h.D. says:

    Urimet e mia ma te mira te gjithe vellazenve dhe motrave shqiptaro-amerikane per aktivitetin e tyne civil dhe politik ne fushaten e zjedhjeve te Kongresit per vitin 2022. Kjo ashte rruge e mire, e mbar dhe ligjesrisht e keshillueshme per te githe qytetaret amerikane.
    Pune te mbar dhe bashkepunim njeni me tjetrin jane dy parimet e mia.
    vellaznisht
    Sami Repishti, Ph.D.
    ish i burgosun politik ne Shqperi dhe Jugosllavi
    ish president i NAAC.